Lajme

Lumir Abdixhiku thumbon PVD-në, i thotë se u bënë mjet populist të Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se interferimi i Kosovës në rajon brenda shqiptarëve është i dëmshëm.

Derisa Abdixhiku ka folur për dëmin e mënyrës së përfshirjes së kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka prekur edhe çështjen e bashkëpunimit të ngushtë mes Kurtit dhe PVD-së. Ai derisa ka thënë se ka bindje dhe njohuri shumë më të afërta në krahasim me çdo rajon tjetër, ka shtuar se interferimi i Kosovës në Luginë ka qenë jashtëzakonisht i dëmshëm, duke folur kështu për bashkëpunimin e figurave kryesore të PVD-së me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.

”Është i dëmshëm, është i pakuptimt, i habitshëm se si figurat politike në Luginë kanë lejuar të bëhen, le të themi mjete të përdorimit populist të këtij kryeministri” është shprehur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste në emisionin Rubikon.

Abdixhiku derisa ka folur për dëmin që po shkakton bashkëpunimi dhe investimi i Kosovës në Luginë dhe Maqedoninë e Veriut përmes partive të caktuara politike, është shumë i dëmshëm për shqiptarët në këto rajone, duke shtuar se Kosova duhet rolin e saj në përbashkimin e shqiptarëve dhe jo përçarjen e tyre.

“Interferimi në Luginë të Preshevës edhe në Maqedoninë e Veriut e dëmton çështjen e Kosovës, edhe në nivelin partiak. Unë nuk mundem të kam partner edhe si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njerëz që bëjnë fushatë në një parti politike.”

Abdixhiku ka përfunduar këtë deklaratë duke i bërë me dije se ata (duke aluduar në përfaqësuesit e PVD-së në Luginë, poashtu edhe ata të koalicionit VLEN në Maqedoni të Veriut) kanë humbur një aleat në Kosovë, duke thënë se janë djegur duke bërë hapa të gabueshëm.

Related Articles

Back to top button