Lajme

Zgjedhjet lokale në Preshevë më 2 qershor

Deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, me të cilat u bë e mundur që zgjedhjet lokale në qytetet ku nuk u mbajtën në dhjetor të kombinohen me zgjedhjet e shpallura tashmë për pushtetin e qytetit në Beograd, të cilat do të mbahen më 2 qershor.

Për ndryshime në ligj votuan 168 deputetë, duke përfshirë edhe deputetët e opozitës, përkatësisht partive që morën vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e Beogradit në qershor, transmeton Beta.

Kundër ishin 26, dy abstenuan dhe 11 nuk votuan nga 204 deputetë.

Me ndryshimet e miratuara, afati për shpalljen e zgjedhjeve vendore zhvendoset nga 120 në 150 ditë para përfundimit të mandatit, dhe nga dita e shpalljes deri në ditën e zgjedhjeve mund të kalojnë jo më pak se 30 ditë, në vend të 45 që është shkruar në ligjin aktual.

Related Articles

Back to top button