Për herë të parë në Preshevë: Trajnim për Liderët e së Ardhmes në bashkëpunim me Prof.Dr.Sc. Shpëtim Memishi

Agjencioni i Patundshmërisë “SARAÇI” në bashkëpunim me Prof.Dr.Sc. Shpëtim Memishi organizon një ngjarje të veçantë dhe të paprecedentë për Mërgatën dhe liderët e rinj të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Trajnimi me temën: “Liderët e së Ardhmes – Suksesi fillon nga TI?” do të mbahet më 20 korrik 2025, nga ora 16:00 deri në 18:00 në qytetin e Preshevës.
Ky trajnim synon të fuqizojë të rinjtë dhe profesionistët përmes temave kyçe si:
1. Menaxhimi dhe Lidershipi efektiv
2. Menaxhimi i stresit
3. Komunikimi
4. Negocimi
5. Strategji Moderne të Marketingut
6. Si të ndërtojmë një biznes të qëndrueshëm
7. Si të menaxhohet dhe mbahet pozita e punës
Pjesëmarrja në këtë trajnim është e mundur vetëm me rezervim paraprak, për shkak të interesimit të madh dhe vendeve të kufizuara. Afati i fundit për rezervim është 18 korrik 2025. Çmimi i pjesëmarrjes është 25 euro, dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me një Mirënjohje zyrtare.
📍 Vendndodhja: Preshevë
📅 Data: 20.07.2025
⏰ Ora: 16:00 – 18:00
📞 Kontakt: +381621522879 / +38349654131
📧 Email: shpetimmemishi@gmail.com
Ky është një rast i rrallë për të gjithë ata që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë udhëheqëse dhe të përgatiten për sfidat e së ardhmes. Mos e humbisni!
