LajmeMagazina

OSO KUKA, Heroi më popullor më i dëgjuar e më i njohur

OSO KUKA-Ai është hero më popullor, më i dëgjuar më i njohur, është kulmi i çdo heroizmi. Trimëria e tij e ka marrë dhenë e përmasave që rrallë mund t’i ketë një hero tjetër.
Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër, me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë thotë studiuesi shqiptarë Dr. Mikel Prenushi, ne literaturën historike humaniste të shek. XVI, si mbiemër te disa luftëterë të Skënderbeut.
Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethina e Pejës ku një pjesë e Kukajve jeton në tokat shqiptare në Mal të Zi në rrethinat e Plavës dhe të Deçanit në Kosovë.
Osman Bejtullah Kuka, ishte prindi i kryetrimit të Vraninës, i lindur dhe i rritur në Shkodër në një familje qytetare.
Ngarja, ku lindi heroizmi i Oso Kukës, ishte në vijën kufitare me Malin e Zi, gjegjësisht kalaja e Vraninës e cila në qershorin e vitit 1862, u sulmua nga ushtria malazeze. Ajo i numronte hiç më pakë se 8.000 trupa karshi 24 trimave shkodran.

oso-kuka
Djemtë e Osoja e mbanin pushkën gati, ndërsa kënga te “Lahuta e Malëcisë” thoshte kështu:

“Djerse e gjak xu me kullue (…),
“Po s’nxue asnjëri me u ligshtu” (…).

Me zjarrin e njësitit të Oso Kukës ushtarët serbë-malazeze e rusë nuk bënin asnjë hapë përpara. Kjo e bindi komandantin armik, prandaj vuri në shërbim dredhinë. I dërgoi Oso Kukës një njeri për besë, duke i premtuar atij nderime dhe grada.
Por kreshniku i maleve tona ia kthen përgjigjen kështu:

Me xhevap po shkon te shkina
Po dëgjo more Nikollë
Pa u djegur e gjithë Vranina
Oso Kuka nuk të bjenë në dorë….

Oso Kuka, mbasi e kishte marrë edhe mendimin e shokëve të çetës për të mos u dorëzua i jep urdhër njërit prej tyre që shërbente si kuzhinier: “Afroj fuçitë e barotit midis kullës, se dorën e kamë të varrueme nuk më len me i afrue”! Dhe kur mbi pullazë (çati) kishin kërcye qindra serbo-malazezo-rusë ndërsa qindra të tjerë i kishin thyer murete kullës së barotit, trimi i Malësisë thërret edhe njëherë:

“Ah kadalë, Nikollë të vraftë Zoti,
Se këtu i thonë Oso Baroti,
Se e djeg veten edhe ty….”

Oso Kuka, u jep zjarr fuçive të barotit me dorën tjetër që e kishte shëndosh! Me qindra armiq u hollën në erë. E fortë ishte tronditja e shpërthimit të fuçive me barot, sa malet e Krajës u zbardhuan, tregon plaku i motnuem (i vjetër), nga ajo që kishte degjuar nga prindërit e tij.
Me këtë ngjarje trimërie Oso Kuka i ngriti monument Vraninës, në gëmadhat e së cilës është heroizmi i shqiptarit,aq sa një gjeneral turk, i detyruar nga fakti i trimëris së rrallë, shkroi ” Janë nga popujt ma trima e ma luftëtarë si frigen vdekjës, sidomos kur është puna për mbrojtjen e vendit të tyre, me këtë heroizëm të Oso Kukës, sta tregojnë se janë ushtarë të shkallës së lartë. Kjo pranohet nga të gjithë.
Vdekja heroike e Oso Kukës mori dhenë e degjoi i madh e i vogël. Oso Kuka u vajtua nga familja e tij, dhe e mbarë shqiptaria atdhetare. Erdhën për ngushllime jo vetëm nga mbarë qyteti i Shkodrës por edhe nga Shala e Shoshi,Gruda nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit e më gjër të tokave shqiptare.
Ndërsa Homeri shqiptarë At Gjergj Fishta e ka skalitur në veprën e tij këgëngën për Oso Kukën e që këndohet në dasma e gëzime.
Në fund Heroi doli nga populli e populli i këndoi me vargjet e poetit të madh.

P.s. Këtë shkrim e bëra për hirë të pikturës të Oso Kukës që djali im Bardhi nga Zvicra e kishte porositur t’ia bënte një piktor i mirënjohur nga Mitrovica: Gani Sadiku.

Related Articles

Back to top button