Sot dhe nesër mot i nxehtë me temperatura deri 30 gradë

Presheva dhe rajoni do të përfshihen nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë ditës së sotme dhe nesër, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të karakterizohet nga diell dhe erë e lehtë deri mesatare, duke krijuar kushte tipike verore për fundin e majit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 29 dhe 30 gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa reshjet mbeten të pakta.

Back to top button