Biseda e shkurtër me një ish profesoresh të moshuar të Gjimnazit ‘SKENDERBEU’
Ckemi o Preshevarë ( fjalën e parë me shumë mall ), si jeni si po kaloni në atë Preshevë ?
Un isha profesoresh ne gjimnaz per 10 vite, mkujtohej se si kishte disiplin, na priste Drejtori tek dera, na kontrollonte per pergaditjet, shperblehej Profesori me i mire cdo jave, kishte vullnet te mesimit, ishin gjenereta te shkelqyera, bile gjymnazi yne ne ate kohe zinte vendin e dyte ne tere Serbin per me te miret.
Por tani si eshte, si po hecin punet ne ate Gjimnaz?
– Ju pergjigjem qe mire me zor mbas atynve fjalve qe ndegjuam, por profesoresh i ka humb vlera shume.
E di e di, tha e deshpruar maksimum, per ate edhe nuk vi ne Presheve shume rrall, nuk eshte sepse nuk e dua, por merzitem kur e shoh se ne cfar gjendje eshte bere, ndihem shume keq… dhe ndrroj tem e nderuara Profesoresh, na pyti se me cfare po mirreni ju, cfare po studioni ? Per ti ikur asaj teme se u vrente deshprimi ne fjalet qe thoshte…
Ne cfare gjendje kemi ra, ku ne shekullin 21, viti 2017 nuk kemi kurnifar kushte, nuk kemi asgje te mire ne kete vend. E krejt kto, ndoshta nuk jam une njeri kompetent qe t’flas e ta gjykoj dikend, por eshte e turpshme se ne cfar gjendje ka mbrri ky Gjimnaz, eshte e turpshme kur notat jepen ende ( hajt se djali filanit, hajt mos tja prishi suksesin e disa arsyje tjera). E ardhmja e kti vendi nuk eshte politika, se nuk ja kemi pa hajrin kurr kurgjo, por nje arsimimi me i mire. E nivelin e analfabetizmit, injorances, te kti gjymnazi po e vreni se kush e ka pru!
Ka edhe shume fjale, e fjale, e perseri vetem fjale dot mbesin, se nje gje e sigurar eshte ketu, qe mire sdot ket.
E mallkimi i gjeneratave te vjetra dot behet vazhdimisht nga gjeneratat e reja.