Ndahet nga jeta veterani i Arsimit Fazli Selimi nga Corrotica
Varrimi i te ndjerit bëhet me namazin e iqindisë në varrezat e fshatit Corroticë.
Ngushllime të sinqerta Familjarëve dhe shokëve të tij.
Në vend të përkujtimit
Me rastin e vdekjes së Fazli Selimit, arsimtarit dhe veteranit të arsimit në Komunën e Preshevës
Me 11 Maj 2017-Kastriot.-Mbrëmë, papritmas mora lajmin e hidhur se pas një ataku në zemër kishte ndërruar jetë, bashkëfshatari, shoku, kolegu dhe komshiu im Fazli Selimi nga Corrotica e Komunës së Preshevës. Vërtet mbeta i shtangur dhe nuk mund t’i besoja këtij lajmi kaq të hidhur, mu dhimbë fortë dhe më erdhi shumë keq, edhe pse ishte në moshë, por nuk kisha ndëgjuar ndonjëherë se kishte qenë i sëmurë. Jo më kot thuhet se e kemi amanetin e huaj në trup.
Fazli Selimi një jetë të tërë ia kishte kushtuar arsimit të brezave të rinj në vendlindje duke arsimuar dhe edukuar me gjenerata e gjenerata. Sot, shumica prej nxënësve të tij janë arsimatarë, profesorë, inxhinierë, doktorë, magjistra shkence, doctorë shkencash etj.
E kisha fatin që edhe unë një kohëtë ta kem arsimtarë dhe sikur sot më kujtohet kur erdhi në klasë dhe na u prezentuar se do të jetë mësuesi i ynë. Ishte një arsimtarë shembullorë dhe me tipare të plota të një pedagogu të vërtet dhe të kompletuar.
Fazliu i dha shumë arsimit në vendlindjen e tij, por në anën tjetër ndikoi shumë edhe në rrethin e tij familjarë dhe më gjerë që pa shkollim dhe edukim të duhur nuk ka zhvillim të duhur shoqëror. Përveç, që e kishte edhe gruan arsimtare të Matematikës, ai i shkolloi edhe të gjithë fëmijët e tij duke i nxjerrë nëpër profesione të ndryshme dhe të dobishëm për shoqërinë.
Atij i kishte ra barra që të përjetonte edhe peripecitë jo të mira nga pushteti i atëhershëm komunist, sidomos pas burgosjes së vëllait të tij Jahiut në vitin 1981 për shkaqe ani-Jugosllave. Padyshim, se pushteti i atëhershëm ia kishte shtruar trysninë. Por, edhe këtë sfidë e kaloi ai dhe familja e tij duke u mbajturur të pathyer, mu ashtu siç duhej të mbaheshin shqiptarët e vërtet. Ai gjatë kësaj kohe kishte treguar se është një intelektual i vërtet dhe një patriot shqiptarë. Ai gjithmonë ishte në anën e popullit dhe kauzës së pazgjidhur të saj.
Unë kisha fatin që një kohë të punojmë bashkë me te në arsim, sidomos gjatë kohës së ardhjes së diktatorit Millosheviq në pushtet, një kohë shumë e vështirë, atëherë kur vetëm për një fjalë kundër shtetit do të mund të merresh në përgjegjësi. Unë me Fazliun trajtonim tema të ndryshme kombëtare dhe padyshim se e kisha një mbështetës të besueshëm dhe të vërtet.
Në qëndrimet e tij asnjëherë nuk kishte ndonjë lajthitje, apo dyshim, por ishte i prerë në luftën tonë për lirinë kombëtare dhe zgjidhjen e drejtë të kauzës sonë. Ky ishte Fazliu, që sot nuk është më në këtë botë, së cilës i ka dhënë kujtimet më të mira ndaj arsimit dhe edukimit të brezave dhe të afërmëve, fqinjëve, bashkëfshatarëve, por edhe bashkëkomsbasvë të vet.
I lehtë i qoftë dheu i vendlindjes, që e deshti aq shumë, sepse punoi për te, jetoi për te, por edhe vdiq në te pa u larguar nga ajo kurrë.
Lavdi!
Skruan Fehmi Ramadani