Magazina

Ardhja e mirë e brumit, ja disa këshilla se si t’a arrini

Fermentimi është ai proces ku brumi fryhet, por në fakt ka një pafundësi faktorësh që influencojnë në këtë proces. Ja se si të gatuani në mënyrë perfekte:

Pushimi favorizon fermentimin
Kur përdor brumë të ardhur (si ato për pica apo bukë) formoni një top, transferojeni në një enë të mbuluar ose në një tas të bërë me pak miell dhe bëjini një kryq sipër (shërben për të favorizuar fermentimin). Më pas lëreni të vijë në një vend të ngrohtë, nëse është dimër përshembull afër kaloriferit (jo sipër) ose në gojën e furrës së ngrohur 200° C, të fikur dhe të lënë gjysmë hapur. Mos e lini ku ka korrente ajri pasi e shfryn menjëherë.

Armiku nr.1: Ajri i ftohtë
Pas përfundimit të fazës parë vazhdohet me pjekjen, brumi duhet të vendoset menjëherë në furrën e ngrohur paraprakisht dhe në temperaturën e kërkuar, duke e lënë konstante dhe duke mos e hapur furrë për ¾ kohën e pjekjes, sepse po hyri ajri i ftohtë bllokon ardhjen.

Ndërhyrje për një fermentim korrekt
Nëse pas pjekjes nuk shihni që brumi nuk ka ardhur në mënyrë të rregullt, apo uniforme, nuk ka shpërndarje të mirë të temperaturës në furrë. Ndaj, mbuloni me letër kuzhine pjesën që ka ardhur mirë dhe futeni sërish në furrë për një kohë të shkurtër. Nëse brumi shfryhet sapo ta nxirrni nga furra, shkak është një gabim i bërë gjatë punimit të brumit dhe për këtë nuk ka riparim.

Përbërësit
Për një ardhje të mirë të brumit, nuk është e nevojshme të ndërroni dozat e dhëna në recetën e majasë, as të zëvendësoni një lloj me një lloj tjetër.
Sheqer…po! Pak sheqer e favorizon fermentimin, ndërsa kripa e ngadalëson, ndaj asnjëherë mos e përzieni direkt majanë me kripën e parashikuar për brumin. Si në rastin kur përdorni majanë e gatshme për brumë për t’a shkrirë në ujë, si kur e përgatisni menjëherë, mos shtoni kurrë kripë.
Koha e ardhjes së brumit varet nga temperatura e ujt dhe mjedisit dhe nga sasia e miellit. Temperatura e ujit duhet të jetë diku mes 25-27 gradë celcius, kështu që në verë është në rregull uji me temperaturë ambienti.
Kur punohet brumi, përbërësit duhet të përzihen mirë përbërësit, por pa e bërë masën shumë kompakte dhe të fortë, sepse fryhet me vështirësi. Përcilleni energjinë e duarve tuaja kur punoni brumin, duke e rrotulluar dhe përplasur brumin në tavolinën e punës. Procesi duhet të kryhet në një ambient të ngrohtë, larg rrymave të ajrit.
Brumi është gati kur formohen flluska të vogla në sipërfaqe dhe kur e ndan në mes duken disa forma si hoje mjalti.
Brumi i miellit të bardhë kërkon më pak kohë për t;u punuar dhe për t’u fermentuar, ndërsa yndyrnat e shtuara (kur përgatiten me vaj ose qumësht) e zgjasin kohën në varësisë të sasisë.
Një truk për ta kontrolluar nëse brumi është gati, mjafton ta shtypni brumin lehtë me gisht, nëse mbetet gropëz atëherë është gati.

Këshilla për pjekjen
Për të pasur një pjekje uniforme është e nevojshme të mbani gradën e duhur të lagështirës së brumit; truku është të vendosni në fund të furrës një tas me ujë, i cili do të lëshojë avuj gjatë pjekjes. Kujdes: Nëse dëshironi që brumi kur të piqet të jetë krokant sipër dhe i butë brenda është mirë që furra të ketë arritur temperaturën e duhur dhe të qëndrueshme të recetës. Mos e fusni asnjëherë më parë, pasi do ta prishni brumin.

Related Articles

Back to top button