Ja çfarë kuptimi të rëndësishëm ka numri 39 në Japoni…
“29” do të thotë ”mish”. Çfarë ndodh kështu me numrat në Japoni!?
Në Japoni të bësh zhurmë gjatë ngrënies konsiderohet e sjellshme, shumica e sinjaleve “stop” të ishujve kanë ngjyrë blu në vend të jeshiles dhe mund të të shërbehet sushi edhe me anë të një roboti. Këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
Por përse ndodh që, kur dikush ju shkruan “39” të konsiderohet si një shenjë mirënjohjeje? Përgjigja është një hile shekullore e lojës së fjalëve e cila është futur në epokën dixhitale dhe ne shpresojmë që deri në fund të këtij artikulli do të na thuash “39” për të.
Gjuha Kanji e Japonishtes evoluoi nga shkrimi tradicional Kinez, duke u transformuar në mënyrë të natyrshme gjatë shekujve për t’iu pështatur gramatikës dhe modulimit Japonez. Si rezultat, çdo shkronjë në Kanji mund të lexohet në disa mënyra në varësi se cilin prej sistemeve të ndryshme përdor.
Shkronjat Kanji për numrin “1,” për shembull, kanë të paktën gjashtë shqiptime të ndryshme të mundshme (hitotsu, hito, hi, ichi, i, apo wan) në tre sisteme të ndryshme leximi. Për fatin e mirë të komunitetit ndërkombëtar të fjalëve, më shumë tinguj fjale do të thotë më shumë lojë fjalësh dhe këtu na shfaqet edhe 39-ta.
Një nga format më popullore të lojës së fjalëve Japoneze është zëvendësimi numerik, përdorimi i numrave në vend të fjalëve apo shkronjave me të njëjtën vlerë fonetike. Kjo ndodh me anglishten gjithmonë, duke u ndjekur nga fjali gjysmë-numerike si “it’s been 4ever since I last 8 a 2na fish (ka kaluar një jetë që kur kam ngrënë së fundmi tuna).”
Kanji mund të manipulohet në të njëjtën mënyrë, vetëm se me 6 herë më shumë mundësi përdorimi. Në sistemin e zakonshëm të leximit yomi, për shembull, numri 3 mund të shqiptohet san, ndërsa numri 9 mund të jetë kyu. Kështu, nëse dikush të shkruan “39” ose “3 9,” ti mund ta lexosh atë “san kyu”, “sankyu”, një version Japonez i fjalës angleze “thank you” në shqip Faleminderit.
“39” është bërë shumë e përdorur në shkrimet me shkurtime për falenderim në Japoni, por është vetëm maja e ajsbergut për lojërat e fjalëve numerike. Këtu do të paraqiten disa fraza të tjera që të shërbejnë në vizitën tuaj të ardhshme në Kyoto:
23 mund të lexohet si “ni san.” Në mënyrë të zgjuar, makina Nissan pëlqen të fusë në shumë ngjarje sportive makina që mbajnë numrin 23.
29 mund të lexohet si “niku,” që do të thotë “mish” disa restorante dhe ushqimore ofrojnë promovime të veçanta të mishit në ditën e 29-të të çdo muaji.
573 mund të lexohet si “ko-na-mi.” Prodhuesi i video-lojërave Konami pëlqen ta përdorë këtë numër në rezultatet e larta dhe të ilustruara në vezë Pashkësh që shpërndahen përgjatë lojërave të tyre.
893 mund të lexohet “ya-ku-za.” Sindikata e famshme e krimit të organizuar Yakuza e merr emrin nga ky numër e cila të sjell humbje në lojën tradicionale me letër japoneze Oicho-Kabu. Sot, 893 thjesht konsiderohet si një numër i pafat.
Ke nevojë të mbash mend 9 shifrat e para të numrit pi? 3.14159265 mund të lexohet “san-i-shi-i-ko-ku-ni-mu-kou,” që në thelb do të thotë, “Një mjek obstetër ballafaqohet me një vend të huaj.”
39 që na lexuat, miq! 39 shumë.