Magazina

Shqiptarët e egjiyptit të djehit dhe të sotmit (Foto)

Në muajin Shkurt të 2016 u botua në Prishtinë nën përkujdesjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës libri “Nga historia e shqiptarëve të Egjyptit gjatë shekujve XV-XX” i autorit Muhamed Mufaku Arnauti.
Profesor Muhamed Mufaku ka lindur në vitin 1952 në Damask të Sirisë në një familje të shpërngullur nga Kosova. Prej asaj shpërngulje të shqiptarëve gjatë shekullit XX u formua në Siri një bashkësi shqiptare e cila në vitin 2011 numëronte mbi dhjetë mijë shqiptarë.

Një pjesë e madhe e asaj bashkësië përbëhet nga shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga Kosova në periudhën e luftrave ballkanike Tetor 1912 – Gusht 1913. (Ku ndodhen tani? Askund dhe të lënë nga shtetarët shqiptarë frikacakë në mëshirën e fatit; gjithkund dhe të flakur tej e përtej nga valët goditëse të predhave në luftën e tanishme në Siri).

Related image

Profesor Muhamed Mufaku u magjistrua për Histori në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977. Ai u doktorua dy herë në Universitetin e Prishtinës, për Filologji më 1981 dhe Histori më 1986. Në vitet 1974-1987, ai punoi në Degën e Orientalistikës të Universitetit të Prishtinës. Më 1988 ai ishte bashkëpunëtor i jashtëm i “Enciklopedisë së madhe arabe” për gjërat që kishin të bënin me Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjatë viteve 1989-2016, ai punoi profesor i historisë në disa universite të Jordanisë dhe në periudhën 1995-2005 ai ishte edhe drejtor i institutit të shkencave politike në Universitetin e Jordanisë.

Ai është anëtar i jashtëm i Akademisë Shkencore Arabe me seli në Damask që nga viti 2005 si dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nga viti 2010. Tani Muhamed Mufaku është profesor në universitetin Al al-Bayt të Jordanisë.

Related image

Prof. Muhamed Mufaku ka shumë botimë në shqip, libra dhe artikuj në gazeta, ka botuar gjashtë libra për shqiptarë dhe çeshtjen shqiptare në arabisht, ka përkthyer 20 libra shqiptarë në arabisht, në mesin e tyre “Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Kosovës”, ka mbajtur kumtesa të ndryshme për historinë shqiptare në universitete të ndryshme, etj.

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ai u nderua me Medaljen e Republikës së Kosovës pë Merita Kombëtare.
Ky botim i parë i librit rrjedh nga një punë kërkimore, shkëncore, dokumentore, regjistruese, analizuese e krahasuese përgjatë viteve 1979-2015. Ajo punë u shoqërua me udhëtime në Egjypt dhe takime me njërëz të përlidhur me historinë dhe koloninë shqiptare të Egjyptit.

Related image

Në libër fillimisht endet e plotë historia e mamlukëve të Egjyptit të cilët, e thënë me fjalë të tjera, ishin jeniçerët e Egjyptit. Mamlukët, ashtu si përkthehet nga arabishtja, ishin robër të vegjël me origjinë nga vendet e Europës jugore, juglindore e deri të Kaukazit.

Tradita e blerjes së atyre skllevërve të vegjël, rritjes, edukimit dhe stërvitjes si ushtarë filloi në shekullin IX. Me kalimin e kohës ato u bënë aq të shumët dhe aq të aftë sa të ishin ato që zgjidhnin se cili do sundonte si Sulltan.

Pikërisht në gjysmën e dytë të shekullit XV, në libër zbulohen dy sulltanë të Egjyptit shqiptarë. Që nga viti 1250 e deri në vitin 1516 kur osmanllinjtë i mundën ato, mamlukët sunduan Egjyptin, Levantin dhe vendet e shenjta moslemane në Gadishullin Arabik.

Related image

Libri shpalos më pas praninë shqiptare gjatë sundimit osman nga shekulli XV e deri në fillim të shekullit XIX. Sepse, meqenëse prania e luftëtarëve shqiptare në Egjypt ishte aq e madhe saqë pikërisht më 1805 Mehmet Aliu, me origjinë nga Kavala, dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të 5000 luftëtarëve shqptarë mori fuqinë e parë në Egjypt.

Nën udhëheqjen e tij, ushtria egjyptiane ku shqiptarët ishin me mijra dhe e komanduar nga oficerë shqiptarë mundi forcat osmanë të jeniçerëve, të mamlukëve të mbetur të organizuar në jug të Egjyptit dhe forcat vahabiste në Gadishullin Arabik.

Related image

Nën udhëheqjen e Mehmet Aliut, Egjypti pësoi ndryshime të mëdha gjë që sollën zhvillim dhe fuqi. Me katër përqind të popullatës ushtarë, ushtria egjyptiane nën komandën e Ibrahim Pashës, të birit të Mehmet Aliut, fitoi betejat kundër osmanllinjve dhe në Shkurt 1833 ajo arriti pranë Stambollit.

Sulltani osman i kërkoi ndihmë Rusisë e cila e dha edhe ushtarakisht dhe u desh edhe ndërhyrja e Britanisë dhe Francës që të shpëtohej Stambolli i osmanllinjve dhe ushtria egjyptiane të tërhiqej. Britania, Rusia, Prusia dhe Austria ndërhynë përsëri më 1839-1841 që ai të tërhiqej, sepse Mehmet Aliu po organizonte edhe kryengritje të shqiptarëvë në Europën juglinodre kundër osmanvëve.

Related image

Si përfundim, nëpërmjet marrëveshjes së Londrës më 1841, Mehmet Aliut iu njoh mbretërimi dhe trashëgimi në Egjypt, Sudan, në zotërimet e tjera në Afrikë dhe Sinai, si dhe të largohej nga gadishulli arabik.

Kurse perandoria britanike krijoi disa të drejta ndërhyrjeje dhe leje veprimi, për shembull, kontrollin mbi Kanalin e Suezit, stërvitjen e ushtrisë egjyptiane, zbarkimin e ushtrisë britanikë që nga viti 1882, “kujdesjen” për trashëgiminë nga lashtësia (më saktë, dërgimin në Muzeumin e Londrës të gjetjeve të zbuluara me gërmime), etj.

Related image

Ay sundim mbretëror shqiptar i Egjyptit që pat filluar më 1805 vazhdoi si një dinasti sunduese deri në vitin 1952, ndonëse për shkak të ndërhyrjes së perandorsië britanike u tkurr deri brenda mureve të pallatit mbetëror.

Mehmet Aliu pati titullin sundues Vali që nga viti 1805 dhe vdiq më 1 Shtator 1848. I biri zuri vendin si Vali për dy muajt në vazhdim dhe më pas nipi i tij Abaz I u emërua Vali. Titulli Vali i sunduesve shqiptarë vazhdoi deri më 1867. Më pas të parët e vendit morën titullin Kediv deri më 1914, Sulltan deri me 1922 dhe Mbret deri më 1953.

Related image

Me hapjen e Kanalit të Suezit më 1869, shumë shqiptarë të tjerë vërshuan në Egjypt dhe pozitat e tyre qenë në të gjitha fushat. Prandaj ajo prani shqiptare në Egjypt qe shumë e vyer për Rilindjen Kombtare. Prandaj në Egjypt u botuan gazeta, libra, shkrime e poezi shqiptare të cilat u shpërndanë në tërë trojet shqiptare dhe u gdhendën në përmendoren e kulturës shqiptare. Në Egjypt ishin Thimi Mitko, Spiro Dine, Milo Duçi, Andon Zako Çajupi, Filp Shiroka, e të tjerë.

Prandaj teqeja bektashiane shqiptare e Kajros, me egzistencë në përiudhën 1886-1965, ishte vendi ku takoheshin të gjithë, ku shpërndaheshin librat shqip, ku kuvendonin shqiptarët dhe ku mblidheshin ndihmat për refugjatët shqiptarë.

Image result for shqiptaret ne egjipt

Prandaj shumë refugjatë të kampeve të pasluftës dhe ato që i arratiseshin pushtimit të trojeve shqiptarë nga komunizmi sllav gjetën strehë në Egjypt dhe një pjesë në Siri. Prandaj në Egjypt qëndroi në vitet 1946-1955 edhe mbreti Ahmet Zogu i larguar nga Shqipëria më 1939 dhe libri e përshkruan gjërësisht atë segment historik.
Më 23 Korrik 1952, Lëvizja arabe e Oficerëve Të Lirë në Egjypt nën udhëheqjen e gjeneralit Mehmet Nexhip dhe kolonelit Xhemal Abdyl Naser nëpërmjet një grusht shteti përmbysi mbretërimin e të fundit mbret shqiptar Faruk I.

Related image

Mbreti Faruk I bashkë më familjen u largua nga Egjypti dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në Itali ku edhe vdiq në Romë më 18 Mars 1965; pas dy javësh trupoi i tij u varros në Kajro. Më 18 Qershor 1953, Egjypti u shpall Republikë. Pas asaj, për shkak të propagandës së ushtarakëve arabë kundra mbretërimit shqiptar dhe veprimeve të ndërmara prej tyre, kolonia shqiptare e Egjyptit filloi të shkërmoqej dhe shqiptarët të largoheshin familjarisht për në Europë dhe Amerikë.

Related image

Historia shqiptare e Egjyptit është një tjetër pohim se kultura shqiptare është aq e përbotshme saqë sapo zbulohet një tjetër dritare, pas hapjes së saj të shtrihet përpara një hapësirë shumë e madhe tokësore, detare, njerëzore, kulturore, e vetëdijshme dhe e pavetëdijshme, e botuar dhe e skalitur me forma të ndryshme, e tretur ose e lënë në harresë, e dukur ose e padalluar.

Dhe libri “Nga historia e shqiptarëve të Egjyptit gjatë shekujve XV-XX” i Prof. Muhamed Mufaku hedh dritë pikërisht mbi fletë shqiptare të historisë mesdhetare të mbuluara nga errësira e viteve të mbyllur apo shekujve të shkuar.

Image result for shqiptaret ne egjipt

Pse shkruhet e shkuara? Pse nevojitet? Pse është e domosdoshme? Çfar duhet kërkuar në të? Si duhet shkruar? E shkuara nuk kthehet dhe nuk ndryshohet më, porse filli i muzave të saj ndihmon të krahasohet e shkuara me të tashmen.

Që domethënë se e shkuara është e detyrueshme të shkruhet si ka qenë dhe si ka ndodhur, e vërtetë faktike e përlidhur, jo si dëshirë vetiake e tanishme si duhej të kishte qenë. Libri i të kaluarës është histori e njerëzve dhe si i tillë është i domosdoshëm të botohet.

Image result for shqiptaret ne egjipt

Një libër me të dhëna për njërëzit dhe ngjarjet e shkuara është i pazëvëndësueshëm për të analizuar dhe matur me peshoren e çeshtjes shqiptare se çfar prodhuan njerëzit si individë apo grupe shoqërore me sjelljen dhe mentalitetin e tyre të atëhershëm, si notuan ato në rrymat e kohës, si rrodhën ngjarjet dhe njerëzit, nga ku dhe drejt ku.

Çfar i mungoi ose e pengoi perandorinë shqiptare të Mesdheut Albanica imperium të dallohej ndër shekuj si e tillë? Çfar ishte ndryshe më parë? Çfar është e njëjtë tani? Çfar mungoi dje? Po sot? Çfar nuk është vënë re dje? Po sot?

Related Articles

Back to top button