Magazina

Besimtari u nis drejt Haxhit por ajo që ndodhi me familjen e tij ishte befasuese! Jeta e tyre ndryshoi menjëherë!

Një besimtar, tashmë i thyer në moshë kishte marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e tij. Ai kishte vendosur të kryente Haxhin, një ndër 5 shtyllat e fesë hyjnore Islame! Për shkak të kohës dhe mjeteve rrethanore, rruga do të ishte e gjatë dhe disa muaj ai do të qëndronte larg familjes.

Antarët e familjës duke menduar se babai i tyre do të ishte larg patën frikën e mungesës së riskut dhe hodhën disa mendime që babai duhet të qëndrontë në shtëpi sepse risku i tyre mund të pakësohej. Me besimin tek i madhi Zot dhe me edukatën e besimtarit babai i tha vajzave të tij se: – Risku është në dorën e Zotit. Vëllezër dhe motra, mjafton që besimtari të jetë i sinqertë, t’i lutet Zotit me sinqeritet dhe risku do t’i vijë nga nuk e priste. Ky njeri duke qënë i vendosur dhe i bindur në udhëtimin e tij të jetës niset për të kryer Haxhin duke e lutur Krijuesin të kujdeset për vajzat dhe familjen e tij.
E si mund ta harrojë Krijuesi, Ai që di gjithçka familjen e besimtarit të devotshëm dhe punëmirë?! Kaloi një kohë dhe familja e tij frikësohej akoma më shumë për gjendjen e tyre si dhe për mungesën e riskut. Kur menduan se gjendja e tyre do të përkeqësohej shumë, aty ndodhi ajo që nuk mund të imagjinohej. Në një ditë ku dielli ishtë përvelues dhe vapa gati e pa durueshmë pranë zonës ku ata banonin kalon prijësi ose kreu i shtetit. Ushtria, gjeneralët, ministrat dhe njerëzit më të rëndësishëm e shoqëronin. Teksa mbreti ecte në drejtimin e duhur ndjente akoma më shumë etje.

Një ndër vajzat e besimtarit që u nis për Haxh, me sinqeritetin e besimtares dhe edukatën që rrjedh nga Islami e pa situatën dhe sikletin ku ndodhej Prijesi dhe doli përpara tij duke i dhuruar ujë të freskët. Ai sapo e pa u lumtura shumë, e mori ujin e piu dhe ndjeu një kënaqësi shumë të madhe.
Lumturia e Prijësit dukej qartë në sytë e tij por edhe në veprimin që ai do të merrte. U kthye nga gjeneralët, ministrat dhe njerëzit e rëndësishëm që e shoqëronin duke iu thënë: Kush më do mua le të bëjë atë që bëj unë! Të gjithë u habitën, asnjë nuk e dinte se çfarë do të bënte mbreti.

Ai nxori nga trasta e tij një qese me monedha ari dhe i hodhi tek obori i shtëpisë së vajzës, teksa kalonte mbreti të gjithë gjeneralët, ministrat dhe njerëzit e rëndësishëm hidhnin qese me ar në oborrin e vajzës.

Vajza sapo e pa ketë skenë filloi të qajë me dënesë, kjo gjë i bëri shumë përshtypje mbretit edhe e pyeti se përsë po qan por përgjigja ishte brilante. Ajo tha se: – Unë bëra një vepër të mirë, i dhashë ujë Prijësit të vendit tim dhe shiko me sa ar më shpërbleu por sa i madh mund të jetë shpërblimi i Krijuesit të Gjithësisë për vepërmirët, për bamirësit dhe besimtarët e sinqertë?! Vëlla dhe motër, përpiquni sa më shumë të bëni vepra të mira sepse shpërblimi i Zotit është i madh.

Related Articles

Back to top button