Si mund të jetojë fshatari pa lopë e pula’, Sokoli tregon bisedën më të atin dhe akuzon…
Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist, zbulon gjatë intervistës dhënë në “Panorama” pjesë nga bisedat me të atij, Enverit, për kohën kur ai ishte i izoluar nga populli dhe sipas tij, per vendimet e marra ai dezinformohej dhe nuk i tregohej realiteti.
Teksa flet per situaten e fshatit, kur fshataret mbetet pa asnje lopë apo pulë dhe kjo i mjeroi ekonomikisht, ai thote se per vendimin e marre i ati nuk ishte informuar si duhet.
“Kjo ishte e mundur përmes dizinformimit, me qëllim jo vetëm për ta izoluar, por edhe sabotuar. Marrim një shembull: rasti i tufëzimit, siç mendonte im atë në një përqindje të caktuar përqendrimi në kooperativat të gjësë së gjallë, si iniciativë ndoshta ishte teorikisht e mirë sepse ngushtonte dallimin e fshatit nga qyteti. Dizinformimi konsistonte që populli vetë është dakord dhe euforik nga kjo arritje partiake shumë e madhe pa u marrë vesh, siç rezultoi, që fshatari mbeti pa një lopë e pa një pulë.
Ishte një studim nga Harilla Papajorgji në Institutin M-L, përkthyer nga disa skema sovjetike, që u institucionalizua nga Komiteti Qendror dhe Byroja. Unë kam biseduar drejtpërdrejt me babin tim për këtë çështje. Ai asnjëherë nuk ishte i bindur brenda vetes për këtë mendim kolegjial që i ofrohej, madje si iniciativë popullore dhe faktit se si mund të jetojë një fshatari pa lopë, dele e dhi”-thote Sokoli në “Panorama”.
Ai sqaron se shprehimisht një gjë të tillë ia kishte thënë vetë Enveri. “Po, ma ka thënë shprehimisht”- thote ai, duke sqaruar edhe detaje se perse e lejoi babai i tij nje gje te tille.
“Sepse dizinformacioni ishte aq i fortë e i kalkuluar se si ishte pritur ky orientim i partisë në rrethe. Informacioni që fshatarët e kanë pritur me eufori jashtë cakut të duhur vinte nga shumë drejtime. Por, pamundësia për ta prekur vetë këtë situatë e linte atë të dyzuar. Ndaj vendimet që u morën në atë kohë kishin parasysh diferencimin midis zonave të ulëta dhe atyre të larta. Pikërisht për zbatimin korrekt të këtyre orientimeve ai nuk ishte i bindur. Se një anë është orientimi dhe ana tjetër është zbatimi”-thote ai.