Supermamatë: legjendë apo fakt shkencor?
Supermamatë: legjendë apo fakt shkencor?
Të gjithë kemi dëgjuar apo mund të kemi qenë dëshmitarë kur në disa raste njerëz të zakonshëm kthehen në superheronj. Më e veçanta është se deri diku meshkujt kanë fuqi dhe potencial për sa i përket forcës fizike, por kur bëhet fjalë për nënat ndodhia kthehet në një mrekulli.
Raste të tilla kemi për shembull një nënë e cila ka arritur të çojë peshë pjesën e përparme të makinës për të shpëtuar fëmijën e saj, një tjetër nënë ka mundur një ari polar për të shpëtuar djalin e saj, si dhe një gjyshe e cila ka shtyrë një kositëse e cila po binte nga lëndina sipër nipit të saj dhe gati sa nuk e shtypi.
Çfarë u mundëson këtyre njerëzve fuqi të mbinatyrshme?
Kur ndodhemi në momente rreziku, hipotalamosi ynë rrit aktivitetin duke çuar mesazhe zonës së prodhimit të adrenalinës për të prodhuar më shumë adrenaline, e cila në këtë rast prodhon hormone si pinefrinë dhe norefinefrinë. Këto dy hormone mundësojnë që zemra të rrahë më shpejt, kështu shtohet ritmi i frymëmarrjes.
Nga ana tjetër, rritja e pompimit të gjakur kërkon më shumë oksigjen i cili në të njëjtën kohë rrit dhe aktivitetin e muskujve dhe përmison performancën e tyre. Gjithashtu adrenalina dhuron më shumë energji në formë glukoze. Ky lloj fenomeni njihet si simptoma e “forcës së histerisë” dhe vepron vetëm në rast jete a vdekje.