Magazina

“I varfër kam lindur, i varfër do të mbes!”, thoshte ai… një ditë vajza e tij i provoi të kundërtën!

Ky baba punëtor e mbante punën e tij të fshehtë nga vajzat e tij kështu që ato nuk do të tutpëroheshin prej tij, derisa një ditë …

Një burrë me emrin Idris punonte si pastrues për vite me radhë për të financuar edukimin e vajzës së tij. Ai punonte shumë për t’u siguruar që nuk do të dyshonin për atë që ai bënte për siguruar jetesën.
Ai madje, përpara se të shkonte në shtëpi, e pastronte veten në tualetet publike çdo ditë. Sa herë që vajza e tij më e vogël e pyeste se çfarë bënte, ai i tregonte me hezitim…

“Jam punëtor…”

Një ditë para datës së fundit të pranimit të kolegjit të vajzës së tij, ai nuk mund të arrinte të kryente taksat e pranimit të vajzës së tij.

“Unë nuk mund të punoja atë ditë. Isha ulur pranë mbeturinave, duke u përpjekur fort për të fshehur lotët e mi”.
Të gjithë kolegët e tij e shihnin atë, por askush nuk erdhi t’i fliste.
“Nuk kisha asnjë ide sesi të përballesha me vajzën time që do të më kërkonte t’i mbuloja tarifat e pranimit sapo të kthehesha në shtëpi”.
“Unë kam lindur i varfër, gjithnjë besoja se asgjë e mirë nuk mund t’i ndodhte një personi të varfër”.

Pas punës, të gjithë pastruesit shkuan tek ai, u ulën pranë dhe e pyetën nëse ai i konsideronte ata si vëllezër.

Para se të përgjigjej, ata i dhanë atij të ardhurat e një dite. Ai u përpoq t’i refuzonte, por ata vazhdonin, “ne do të vuajmë nga uria nëse është e nevojshme, por vajza jonë duhet të shkojë në kolegj”.

Kjo ishte dita kur Idrisi ua rrëfeu më në fund vajzave të tij se ai ishte një pastrues.

Pasi bijat e tij mësuan se babai i tyre vetëmohues mbante një barrë kaq të madhe për to, nuk e lejuan të shkojnte për të punuar më.

Vajza më e vogël e Idrisit ishte ende duke vijuar studimet dhe së bashku me 2 fëmijët e tjerë paguajnë për shkollimin e saj.

Duket se Idrisi ende punon si pastrues, por tani, vajza e tij e vogël shkon shpesh në vendin e punës dhe sjell ushqim për të gjithë bashkëpunëtorët e Idrisit.

Ata qeshën dhe e pyetën se pse mundohej aq shumë “Të gjithë ju nuk hëngrët për mua atë ditë, kështu që unë mund të isha kjo që jam sot, lutuni për mua që unë mund t’ju ushqej çdo ditë,” tha ajo.

“Tani nuk ndjehem sikur jam një njeri i varfër”, tha Idris. Kushdo që ka fëmijë të tillë si mund të jetë i varfër! ”

Bekimi më i madh për prindërit është kur fëmijët nuk e shkojnë dëm investimin dhe sakrificat që ata bëjnë për edukimin dhe shkollimin e tyre.

Related Articles

Back to top button