Komandant “Bala”: Dalja në skenë e UÇPMB-së ishte forcë mbrojtëse e popullatës
Me 26 janar 2000 dul publikisht ushtrija clirimtare UCPMB ku u radhiten bijt ma te mir te kombit per ribashkimin e atdheut me republiken e kosoves.Lavdi deshmorve nderime atdheut!
Sot e 19-të vite më parë, më 26. Janar të vitit 2000, nga policia sërbe me armë zjarri u vranë vëllezërit Saqipi. Ata po ktheheshin nga mali dhe u qëlluan për vdekje, me të vetmin preteks se ishin shqiptar. Ndërsa dhjetë ditë më vonë më datë 26.01.2000 nga gjiri i popullit në mënyrë vullnetare lindi Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Një forcë ushtarake për mbrojten e pragut dhe nderit të familjeve shqiptare, një strukturë ushtarake për ti thëne stop vrasjeve mbi popullatën civile sidhe njëher e përgjithmon për të bashkuar trojet e ndara dhe të përgjysmuara nga trungu i saj.
Duke u reshtuar në rradhët e UÇPMB-së me vullnetin dhe trimërinë e djemave filluam t’i thejm forcat paramilitare sërbe dhe të marrim nën kontroll punktet e tyre tek kodra e Lluçanit, Konçullin dhe bunkerat në kodrën e Turisë. Zonë të lirë kishim fshatrat Konçul. Lluçan e Terrnoc. UÇPMB-ja po kontrollonte afër 70% të tokave të banuara me shqiptarë. Na u bashkangjitën edhe qytetarët e këtyre viseve me djemtë e tyre trima sidhe me sofrën e bukës duke e ndarë nga kafshata e gojës.
Edhe përkundër numrit të madh dhe arsenalit që posedonte ushtria sërbe, rezistenca jonë ariti t’i shkakton humbje të mëdha në njerëz dhe mjete .
Policia dhe paramilitarët sërb disa herë u munduan të hynin në fshatrat tona që ta përsëritnin masakren e Recakut, por falë ushtarëve trima dhe banorve të fshatit kjo gjë u pamundvsua. Ata kanë përdor forma të ndryshme sa që edhe janë komufluar duke u maskuar nën uniformën e UÇPMB-së për të hyrë nga ana e Bresiçit e Osllares. Ishim të vetëdishëm edhe për gjërat e këtilla dhe kishim urdhëruar që ushtarët tanë nëpër pika të heqin uniformat, të jenë në veshje civile dhe të mos lejonin afrimin e çfardo lloji të njerëzve të armatosur, qofshin ata edhe me uniformat tona, sepse ata mund të jenë paramilitarë Serb, Rusë Rumunë etj. Koordinimi ynë mes vete dhe me SHP. të UÇPMB-së e bëri që kjo dinakri e tyre të shkoi huq, sepse nuk u lejuam të na afrohen. Në atë moment urdherova të sulmohen para se ata të niseshin në drejtimin tonë. Nga sulmi ynë forcat sërbe humbën kontrolin dhe ia mbathën për në Vranjë duke i lëshuar punktet e tyre ku gjetëm një sasi të madhe të armatimit të papërdorur, uniforma dhe amblema të ushtrisë sonë.
UÇPMB-ja gjatë këtyre luftimeve numëronte mbi 1.800 djema të pushkës prej të cilëve kemi 28 dëshmorë dhe qindra të plagosur, në mesin e tyre isha plagosur edhe unë Kom.Bala që ishim vënë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve tona kombëtare deri në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes.
Ky gëzim i yni nga triumfi dhe qëllimi ynë fisnik nuk zgjati shumë. Pas marrëveshjes dhe dorëzimit të armëve ne pjestarët e UÇPMB-së e ndjejm veten të tradhtuar nga përfaqësuesit tanë politikë dhe ndërkombëtarët.
Përmbajtja e marrëveshjes nuk përfshiu as për së largu qëllimin dhe arsyen e formimit të ushtrisë. Përpos disa punsimeve në organet e MPB-së të Sërbisë pa asnjë kompetencë dhe vendimarrje tjetër sukses nuk solli kjo marrëveshje.
Fatkeqësisht, sot jemi dëshmitar se gjërat ditë e më tepër po keqësohen.
Vazhdon vrazhda e arrestimeve, shpërngulja me të madhe e popullatës, përndjekja e ish luftëtarëve nga rradhët e UÇPMB-së, bredhja e tyre nëper Kosovë e gjetiu pa kulm mbi kokë dhe pa status të zgjedhur, në çdo fshat shqiptarë qarkullojn forcat e xhandarmërisë sërbe duke mbjellë frikë e tmerr ndër popullatën civile.
Mbi 15.000 persona kanë lëshuar vatrat e tyre dhe kanë marrë rrugën e azilkërkuesit.
NDERIME ATDHEUT – LAVDI DËSHMORËVE
Me respekt,
Invalidi i luftës,ish Komandant BALA