Lajme

Emocionuese: Muezini i pikëlluar!

Një virus përfshiu gjithë globin dhe po bën kërdinë gjithandej. Shteti ka marrë një sërë masash preventive për të ruajtur jetën e qytetarëve të vet nga kjo epidemi.
Në mesin e këtyre masave është edhe mbyllja e xhamive për kryerjen e lutjeve nga besimtarët, dhe kemi lejen vetëm të thirret ezani, pra të kryhet vetëm puna ime.

I hipa makinës dhe falë saj erdha shpejt në xhami. Në mendje akoma më bluanin mendimet e turbullta nga rrugët që ishin pothuajse të zbrazura nga njerëzit dhe tek tuk dikush lëvizte me ngathtësi. Sidoqoftë, hyra në oborrin e xhamisë, menjëherë më kaploi një ndjenjë e pangjarë ndonjëherë tek unë. Nuk rastisa të shoh asnjë nga vëllezërit e mi besimtarë që vinin dhe ishin të rregulltë në lutjet e përditshme. Hapa derën kryesore, të madhe dhe të rëndë me ngadalësi dhe u shtanga kur e pashë xhaminë të zbrazur, po po të zbrazur, pa asnjë besimtarë brenda saj.
O Zot, sikur ta kishit parë!
Mendoja, besa nuk mendoja por s’di çka të them se çfarë bëja më tej, vetëm e di se më nuk mendoja… Këmbët më kishin dërguar instiktivisht tek vendi rutinor i imi, tek detyra ime, tek këndi i vogël, tek dhomëza ku thërrisja ezanin (thirrjen e besimtarëve për lutje në xhami). Fjalët më ishin ngatërruar për të bërë detyrën time, që mijëra e mijëra herë e kisha bërë atë detyrë dhe vendosa më mirë të shihja fjalët përsëritëse të shkruara në letër që e kisha lënë dikur kur ia pata nisur këtë detyrë.
Kur arrita tek refreni: Eja në namaz, eja në shpëtim, duke menduar hipokrizinë e hapur timen që edhe po i thirri në namaz edhe në të njejtën kohë s’po i thirri, gjunjët m’u rënduan dhe toka m’u duk ose vërtetë më gllabëroi, s’di akoma ta them me saktësi dhe u përmenda pas disa çasteve. Ezani mbeti në gjysëm dhe mora forcën të ngrihesha dhe të kryeja detyrën time siç duhet, pa i lënë emocionet dhe ndjenjat e mia të më ngulfasin. Ezanin e thirra, por pas ezanin si të dilja nga ajo dhomëz dhe të kthehesha në shtëpi pa kryer lutjen (pa falur namazin). Dola disi, mirëpo kur pashë atë hapësirë boshe, atë zbrazëtirë astronomike, mendoja se s’do mund të dilja më kurrë nga ajo xhami. Mirëpo më erdhi disi një ngushëllim, një mrekulli nga Zoti do e quaja: një njeri i mjerë dhe që të gjithë e njihnim si njeri i pastrehë, më preu gjitha mendimet pikëlluese dhe hutimit tim i dha një pëllëmbë të mirë duke më thënë: “hajde po falemi bashkë!” Në mendje më erdhën kufizimet dhe masat e qeverisë që kishin marrë kundrejt çdo tubimi dhe afrimi mes dy e më shumë njerëzve dhe rrezikova t’i thyej ato masa dhe ia pohova se do falemi pra. U falëm, qava shumë, duke menduar për këtë gjendje të jashtëzakonshme, duke i sjellur në mendje se ku mbetën besimtarët që vinin dhe ishin të rregulltë, pse të na ngjajë ky dënim i Zotit, a mos nuk po e meritojmë që të falemi të bashkuar si një komunitet i tërë… Padyshim se shpesh e mendoj këtë pjesë, kur tejkaloj emocionet dhe dal në dritaren e arsyes, se sa jemi besimtarë njerëzorë, besimtarë të lidhur mes vete, besimtarë të dobishëm për shoqërinë që na rrethon, pavarësisht bindjeve, mirëpo këto ide të miat nuk i shoh të konkretizohen… po e mbyll me shpresën se ky izolim i jonë të bëjë punën e saj, vetëkritikën brenda nesh, të meditojmë dhe të përmirësohemi dhe të na kthehet dinjiteti jonë i dikurshëm, dhe kur t’i kthehemi xhamisë, t’i kthehemi ashtu siç i takon.

fn

Related Articles

Back to top button