Magazina
Daçiq i mllefosur me Shqipërinë se nuk është treguar korrekte ndaj Serbisë gjatë përmbytjeve
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar të hënën se ka pasur shtete të cilat nuk janë treguar korrekte ndaj Serbisë pas përmbytjeve të muajit maj, dhe për këtë arsye do t’u dërgohet reagimi zyrtar.
“Një nga këto shtete është Shqipëria”, ka thënë Daçiqi në Samitin Ekonomik të Serbisë të cilin është duke e organizuar në Beograd Grupi TGI, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij, Shqipëria nuk i ka dërguar as telegram ngushëllimi Serbisë as që ndonjëri prej zyrtarëve të atij shteti është regjistruar në librin e zisë, kurse për ndihmë, siç ka shtuar “as të mos flasim”.