Magazina

Propozohet lëvizja e varrit të profetit Muhamed a.s

Një propozim i diskutueshëm po zhvillohet ne Arabi Saudite, për ta zhvendosur varrin e Profetit Muhamed a.s nga xhamia Mesxhid Al Nabawi në Medinë.
Propozimi është bërë nga një akademik arab, i cili është pjesë e një dokumenti të konsultimit që ka qarkulluar në mesin e mbikëqyrësve të xhamisë. Ky propozim ka gjasa për të ndezur ndarje dhe trazira në mesin e muslimanëve në të gjithë botën.
Një tjetër akademik nga Arabia, i cili është i njohur për kritikat e tij ndaj shkatërrimit të vendeve të shenjta nga autoritetet saudite. Planet janë që të zhvendoset trupi i Profetit Muhamed a.s. pranë varrezave Al-Baqi, ku janë të varrosur shokët e tij.
Edhe pse aktualisht duket se nuk ka indikacione për të zhvendosur trupin e profetit a.s, varret e shokëve të Profetit në varrezat el-Baqi kanë gjasa të kenë të njëjtin fat eventual të zhvendosjes.
Qeveria saudite megjithatë ka insistuar se trajton çdo ndryshim me seriozitet të madh, duke përfshirë edhe ato të xhamisë el-Mesxhid Al-Nabawi, e cila është nën kujdestarinë e mbretit saudit.
Varri i Profetit Muhamed a.s ishte fillimisht jashtë ambienteve të xhamisë, por për shkak të një rritje në numrin e besimtarëve të pranishëm në xhami, ajo u zgjerua gradualisht deri në pikën ku varri u inkorporua brenda ndërtesës.
Nga njëra anë, disa muslimanë thonë se profeti Muhamed ndalon ndërtimin e varreve të zbukuruara, dhe paralajmëroi muslimanët kundër vendosjes së varreve brenda vendeve të kultit, si masë paraprake kundër politizmit dhe inovacionit.
Ata gjithashtu argumentojnë se Profeti a.s i kishte udhëzuar pasuesit e tij për ta varrosur në vendin ku ai vdiq.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button