Nga 12 tetori për hyrje në 29 shtete të Evropës kërkohet gjurmë gishti dhe fotografim

Prej 12 tetorit 2025, për hyrjen në zonën Shengen do të hyjnë në fuqi rregulla të reja. Të gjithë udhëtarët nga vendet jo-BE, përfshirë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës, do të duhet të japin gjurmë gishti dhe një fotografi gjatë hyrjes së parë në cilindo nga 29 shtetet evropiane që zbatojnë këtë sistem.

Kjo procedurë është pjesë e sistemit të ri elektronik të hyrje/daljeve (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave. Të dhënat biometrike do të regjistrohen vetëm një herë dhe do të ruhen për përdorim në hyrjet e mëvonshme.

Pse po zbatohet ky sistem?

– Rrit sigurinë në kufi.
– Ndihmon në parandalimin e qëndrimeve të paligjshme.
– Siguron llogaritje të saktë të ditëve të qëndrimit (90 ditë brenda 180 ditëve).
– Lehtëson menaxhimin e fluksit të udhëtarëve.

Ku zbatohet?

Sistemi do të aplikohet në 29 shtete evropiane, përfshirë Kroacinë, Greqinë, Austrinë, Gjermaninë, Italinë, Francën, Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe të tjera.

Çfarë duhet të dini?

– Në hyrjen e parë do të kërkohet të jepni gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin.
– Procedura mund të kërkojë edhe që udhëtari të zbresë nga automjeti në pikën kufitare.
– Nëse udhëtari refuzon regjistrimin biometrik, nuk do të lejohet të hyjë në zonën Shengen.
– Sistemi do të nisë më 12 tetor 2025 dhe do të jetë plotësisht funksional deri në prill 2026.

Back to top button