Magazina

Dieta mesdhetare nuk vlem më për ata që jetojnë në vendet e Mesdheut

Dieta mesdhetare nuk vlem më për ata që jetojnë në vendet e Mesdheut.

Fëmijët në Greqi, Spanjë dhe Itali nuk ushqehen më sipas kësaj diete, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Madje, mënyra mesdhetare e ushqyerjes ka gjetur vend në Europën Veriore. Fëmijët në Suedi hanë më shumë peshk, vaj ulliri dhe domate se ata në jug të Europës.

Pasojat e dietës së pashëndetshme refkletohen te mbipesha. Në Qipro, 43% e fëmijëve të moshës 9-vjeçare janë mbipeshë ose obezë.

Në Itali, Spanjë dhe Greqi, të tillë janë 40% e fëmijëve. Pra, pikërisht vendet që i dhanë emrin dietës së famshme, e cila mendohet se është më e shëndetshmja, kanë numrin më të madh të fëmijëve me probleme peshe.

Ëmbëlsirat, ushqimi i pashëndetshëm dhe pijet me sheqer ua kanë zënë vendin frutave dhe perimeve të dietës mesdhetare, thotë eskpertët e OBSH-së.

“Dieta mesdhetare për fëmijët e këtyre vendeve nuk ekziston më. Ata që ushqehen në një mënyrë të ngjashme me të janë fëmijët e Suedisë.

Dieta mesdhetare është zhdukur dhe ne duhet ta kthejmë sërish”, thotë Joao Breda, i cili drejton Zyrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Patransmetueshme në OBSH.

Fëmijët në Europën Jugore tani hanë më pak fruta dhe perime.

Ata pinë pije të gazuara dhe me sheqer. Ata hanë ëmbëlsira, ushqime me shumë yndyreë, sheqer dhe kripë. Ata lëvizin shumë pak.

Të dhënat në lidhje me fëmijët dhe mënyrën e të ushqyerit në Europë mblidhen nga OBSH-ja që prej vitit 2008.

Ato përfshijnë 40 vende dhe kanë të bëjnë me peshën dhe gjatësinë e fëmijëve. Shifrat e fundit janë ato të periudhës 2015-2017.

Vendet me nivelin më të ulët të obezitetit janë Taxhikistani, Turkmenistani dhe Kazakistani.

Por edhe atop o shkojnë drejt një stili perëndimor jetese, që do të thotë se gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt edhe atje.J.J

GENERATE QR CODES FOR FREE

Related Articles

Back to top button