Shqiptari J.R nga Letovica humbi jetën në aksident trafiku në Zvicërr

Indjeri quhet Jeton Rahimi nga fshati Letovic komuna e Bujanocit
Në qytetin Steinach të Kantonit të Thurgau në Zvicërr, sot në orët e hershme të mëngjesit një shqiptarë i moshës 28 vjecarë ka humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugorë.
Sipas policisë së kantornit të Thurgaut, ngasësi ka humbur kontrollin e timonit dhe ka goditur një makin tjetër dhe më  pas është përplasur në një objekt të një fabrike dhe si pasojë e lëndimeve shqiptari nga komuna e Bujanocit ka humbur jetën, ndërkaq ngasësi i veturës tjetër ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore dhe është jasht rrezikut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30h kur ngasësi ishte duke vozitur në rrugën Stickereistrasse, sipas policisë, vetura nga shpejtësia ka fluturuar disa ametra në ajër dhe më pas është përplasur në murin e fabrikës. Viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes këtë e ka konfirmuar policia kantonale.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button