Magazina

Shitet për 6,7 milionë dollarë, diamanti 300-vjeçar

Diamanti legjendar ‘’Blu Farnese’’ prej 6,16 karatësh u shit dje në një ankand në Gjenevë të Zvicrës për 6,7 milionë dollarë.

”Blu Farnese”, që i ishte dhuruar, në vitin 1715, Elisabeta Farneses, mbretereshës së Spanjës, arriti një vlerë shumë të madhe, pasi fillimisht ishte vlerësuar rreth pesë milionë dollarë, raporton ata.

Ky diamant e ka origjinën nga minierat e Golkondes në Indi, në të njëjtën minierë ku u zbulua diamanti Hope, i blerë nga Luigji XIV dhe ka një histori 300-vjeçare.

Këtë diamand, princesha Elisabeta e kishte marrë dhuratë në Parma me rastin e martesës me Filipin V, nipin e mbretit të ashtuquajtur ”diell”.

Related Articles

Back to top button