Mbaron mbledhja e shtabit të krizave – nuk ka masa të reja në Serbi

Ka perfunduar mbledhja e shtabit te krizave, ne te cilen u analizua situata aktuale epidemiologjike ne vend, mbledhja zgjati diku rreth 1 ore.

Pas kësaj, stafi mjekësore i Shtabit qëndroi për të diskutuar masat e reja, por edhe pas perfundimit te mbledhjes nuk ka masa te reja as edhe zyrtarisht.

Sic raporton Tanjug, transmteton Presheva.AL tema me e diskutuar ishte ardhja e shtetasve serbe nga jashte per festat e fundvitit nese duhej te i vendoset testi PCR i detyrueshem dhe te gjithe personat qe vijne nga jashte te futen ne karantine.

Por kjo masë duhet të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Sic mesohet ne mbledhje stafi mjekesore ka kerkuar qe te mbyllen objektet hotelerike dhe dyqanet tjera, pervec dyqaneve ushqimore.

Kjo nuk u arrit ne kete mbledhje dhe Qeveria e Serbise do ta vleresoje situaten nese kjo mase duhet te vendoset per te luftuar korona virusin ne vend.

Back to top button