A lejohet të fali namazin duke qenë e grimosur?
Pyetje: Hoxhë i nderuar, pasi qe kemi marrur abdes per te falur namaz, nese grimosemi (ne fytyren tone hudhim ndonje krem, buzkuq apo produkte tjera te ngjajshme qe i perdorin femrat per zbukurim) a lejohet te falem ne kete rast dhe a pranohet namazi, pasi qe abdes kemi? Zoti ju shperblefte.
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nëse femra pasi të merr abdes zbukuron fytyrën e saj dhe dëshiron të falë namazin duke qenë në atë gjendje, nuk ka ndonjë pengesë për namazin e saj dhe namazi i saj është në rregull.
Vetëmse meriton të përmendet se në atë gjendje nuk lejohet që femra të del prej shtëpisë së saj, aty ku ka mundësi ta sheh dikush prej të huajve bukurinë e saj.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami