Lajme

Zviceranët po blejnë 36 avionë luftarakë F-35A

Qeveria zvicerane do të nënshkruajë një marrëveshje për blerjen e 36 avionëve të lehtë Lockheed Martin F-35A, është bërë e ditur sot.

Blerja e avionëve me vlerë 5.5 miliardë dollarë u njoftua pa një referendum të mëparshëm.

“Është planifikuar që avionët të dorëzohen nga viti 2027, në mënyrë që njerëzit të mbrohen nga kërcënimet ajrore pas vitit 2030”, tha qeveria në një deklaratë.

Javën e kaluar, Zvicra zgjodhi të porosiste F-35 si një gjeneratë të re luftarake, gjë që shkaktoi pakënaqësi tek kundërshtarët që kërkuan një referendum për të ndryshuar atë që ata thonë se është një “vendim i panevojshëm”.

Shumë vende kanë filluar të shpenzojnë para për sisteme të armatosura, Finlanda ka vendosur të blejë 64 avionë F-35A, Gjermania dëshiron të blejë deri në 35 dhe Kanadaja 88 avionë luftarakë.

Related Articles

Back to top button