CFMOTO DAY vjen për herë të parë në Luginën e Preshevës – më 26 korrik një aventurë prej 55.5 kilometrash

Adhuruesit e motorëve dhe aventurës do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një ngjarjeje të veçantë, e cila organizohet për herë të parë në Luginën e Preshevës.
CFMOTO DAY, që do të mbahet të dielën, më 26 korrik, do të mbledhë në një vend pronarë dhe entuziastë të motoçikletave me dy rrota dhe ATV-ve me katër rrota për një tur panoramik prej 55.5 kilometrash nëpër Malësinë e Karadakut.
Vendtakimi: BICI Resort – Samolicë
Tubimi: ora 09:00
Nisja: ora 10:00
Rruga do të përshkojë disa nga zonat më të bukura të Karadakut, duke kaluar nëpër Corroticë, Verbicë, Konçul, Mal Tërnoc dhe Bujanoc, për t’u rikthyer sërish në BICI Resort.
Përveç vozitjes dhe adrenalinës, organizatorët kanë paraparë edhe:
– Tour me motoçikleta dhe ATV
– Ushqim
– Pije freskuese
– Muzikë dhe argëtim
– Shoqërim me komunitetin e motoristëve
Organizatorët ftojnë të gjithë të apasionuarit pas motorëve që të bëhen pjesë e kësaj eksperience, e cila synon të bashkojë adhuruesit e motociklizmit në një ditë plot aventurë, miqësi dhe atmosferë festive.
“Ride Together. Feel More.” është motoja e këtij eventi, që premton një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

