Receta nga PreshevaShëndetësi
Receta që pastron mushkëritë e duhanpirësve
Duhanpirja padyshim se ndikon në mënyrë negative në shëndetin tonë dhe sidomos prek mushkëritë, mirëpo me këtë recetë, e cila madje edhe rekomandohet nga shkencëtarë të ndryshëm edhe për parandalimin e kancerit, ju do t’i pastroni mushkëritë tuaja.
1 rrënjë e vogël xhinxheri
2 lugë gjelle shafran
1 litër ujë
400 gram hudhra
400 gram sheqer
Metoda e përgatitjes:
Hidhni ujë në një tenxhere, vendoseni në zjarr dhe shtoni sheqerin.
Kur të fillojë të ziejë, shtoni hudhrën, xhinxherin e thërmuar dhe shafranin.
Prisni derisa përbërja të ziejë.
Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës.
Mbajeni pijen në frigorifer dhe pini dy lugë gjelle në mëngjes me stomak bosh dhe dy në mbrëmje, pas vaktit të fundit.