Alarm në Evropë: Më shumë se 240 raste me Ethet e Nilit Perëndimor – A ka rrezik për rajonin tonë?

Numri i të prekurve nga Ethet e Nilit Perëndimor po rritet me shpejtësi në Evropë, ku deri më tani janë regjistruar më shumë se 240 raste të konfirmuara. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes gjatë muajve të nxehtë të verës.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shëndetësore evropiane, numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore, ku kushtet klimatike dhe temperaturat e larta favorshme lehtësojnë shumimin e mushkonjave – që janë bartëset kryesore të këtij virusi.

Cilat janë simptomat dhe si transmetohet?

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Ai nuk transmetohet direkt nga njeriu te njeriu.

– Simptomat e lehta (te 20% e të prekurve): Ethe, temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupi dhe ndonjëherë skuqje në lëkurë.
– Format më të rënda: Në raste të rralla (kryesisht te personat e moshuar apo me imunitet të dobësuar), virusi mund të shkaktojë komplikime neurologjike si meningjit ose encefalit.

Këshilla për mbrojtje:

Mjekët rekomandojnë përdorimin e spërkatësve mbrojtës kundër mushkonjave (repelentëve), vendosjen e rrjetave në dritare, shmangien e qëndrimit pranë ujërave të ndenjura gjatë mbrëmjes dhe veshjen e rrobave me mëngë të gjata.

Back to top button