Tech / Shkencë

Kujdes! Facebook ka bllokuar llogaritë e përdoruesve, shfaqen mesazhe të çuditshme

Në të gjithë botën, aplikacioni i Facebook në telefon po krijon probleme për përdoruesit. Shumë prej tyre Facebook nuk po i lejon që të hyjnë në faqe.

Kjo problematike duket se është shkaktuar nga një problem teknik që ende nuk dihet me saktësi. Disa përdorues po marrin njoftime të çuditshme si dhe mesazhet e tyre janë fshirë të gjitha. Të tjerë nuk mund të hyjnë aspak në Facebook dhe më pas u del njoftimi se llogaria e tyre po verifikohet.

Ndërkohë, përdorues të tjerë po marrin njoftime nga Facebook që të ndryshojë fjalëkalimin me arsyetimin se llogaria e tyre mund të jetë sulmuar.

Sipas mediave të huaja, Facebook ka probleme sigurie dhe serverat e këtij rrjeti social nuk lejojnë përdoruesit që të hyjnë. Më së shumti nga ky problem i Facebook është prekur Evropa dhe pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Back to top button