MagazinaTech / Shkencë

Mercedesi prezanton Coupen e ri

Mercedes-AMG ka lansuar modelin e ri C63 Coupe, para prezantimit zyrtar në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt.
I prezantuar së bashku me C-Class Coupe, C63 ka dizajn të ngjashëm, por ka mbrojtëse agresive. Vetura gjithashtu ka një spoiler të madh, drita LED dhe sistem të përmirësuar të frenave.
Mercedesi nuk ka publikuar gjitha detajet e modelit të ri, por C63 besohet se do të ketë motor me turbo të dyfishtë 4.0-litra V8 me 469 kuaj fuqi, transmeton Koha.net.
Do të ketë shtatë marshe AMG Speedshift Mct dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për katër sekonda kurse shpejtësia maksimale është 250 km/h.
Ky model do të ketë edhe variantin S që do të ketë 503 kuaj fuqi dhe shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda.
Mercedesi gjithashtu ka konfirmuar se veturat shpenzojnë nga 8.6 deri në 8.9 litra për 100 kilometra.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button