Magazina

Mos i ngatërroni këto 10 shenja me dashurinë

Ndryshimi mes dikujt që të pëlqen vërtet dhe dikujt që ka një interes të vogël kundrejt nesh, është se i pari bën po të njëjtat gjëra si i dyti, por edhe disa më shumë.

Kur ai pëlqen foton tuaj në “Facebook”: Mendo pak: edhe ti do t’i jepje “like” një fotoje profili të dikujt që e njeh, nëse ka dalë bukur. Ose ose, e kundërta: s’i pëlqen fare ajo foto, por e pëlqen sa për respekt. Shkurt, like-t tani s’i kursen njeri, të gjithë u bëjnë like të gjithëve dhe madje, ndonjëherë na pëlqejnë pikërisht ata që nuk u bëjmë like.

Kur pëlqen çfarëdolloj gjëje tënden në rrjetet sociale: Kjo s’do të thotë gjë. Asgjë! Mund të kesh një profil interesant për të por, kjo nuk do të thotë se i pëlqen.

Kur ai të qëras: Epo, është tjetër gjë kur dilni të dy me idenë për t’u njohur, dhe tjetër gjë kur vetëm ti del me idenë për t’u njohur me të. Por edhe kur dilni si miq, është minimumi që dikush mund të bëjë. Bëni mirë ta qërasni ju herën tjetër.

Kur ai të pyet a ke ndonjë plan të premten: Mbahu, mbahu. Ndoshta po shikon ç’mundësi ka për atë natë, dhe ti je një prej opsioneve. Urime!

Kur të merr në orën 1 të natës dhe kërkon të të takojë: Kjo, e dashur, quhet “takim nate”.

Kur t’i kthen mesazhet në sekondë: Thjesht po të përgjigjet. Po të ishte më i interesuar, do të mendohej pak më shumë përpara se të të kthente.

Kur takoheni dhe të fton për pizza: Thjesht i hahej, dhe ti qëllove aty. Vetëm qentë hanë vetëm, thonë.

Kur të kap dorën në rrugë: Mund të jetë thjesht një përpjekje për të krijuar afrimitet fizik. Kaq.

Kur të fton të pëlqesh faqen e tij në Facebook: Ty, dhe 458 miqtë e tjerë.

Kur sillet mirë:Mo Këtu ngatërrohemi gjithmonë ne. Ndoshta është thjesht djalë i mbarë, ndoshta nuk

Related Articles

Back to top button