Nëse flini me çorape apo zbathur, kjo për ju e tregon një gjë të rëndësishme!
Disa ndihen rehat kur flenë me çorape, disa më shumë kënaqen kur janë zbathur në krevat. Edhe pse jemi të bindur që kjo gjë është shprehi dhe shkaku i temperaturës në dhomën e gjumit, psikologët thonë se e vërteta nuk ka fare lidhje me to.
Ja çfarë në të vërtetë do të thotë të flini me çorape apo pa to, transmeton Telegrafi.
Nëse flini me çorape
Me siguri veproni kështu për shkak që shputat ju janë të ftohta, edhe pse në dhomë nuk është e thënë që të jetë temperatura e ulët.
Arsyeja mund të jetë edhe në metabolizmin e ngadalshëm apo në shprehinë e thjeshtë, mirëpo fjetja me çorape ka edhe faktorin psikik.
Njerëzit me këtë shprehi dëshirojnë të jenë të mbrojtur, të qëndrojnë në vende të këndshme dhe gjithmonë do të provojnë që të vendosin marrëdhënie shumë të thella me njerëzit.
Janë shumë të butë dhe dëshirojnë të ndajnë hapësirën personale me njerëzit e tjerë. Zakonisht ju është tepër nxehtë nëse keni çfarëdo qoftë në këmbë.
Nëse flini zbathur
Mbase keni metabolizëm të shpejtë dhe qarkullim të mirë të gjakut në ekstremitete, andaj shputat gjithmonë ju janë të ngrohta.
Mirëpo, kjo mund të zbulojë edhe atë që jeni shumë të pavarur dhe të gatshëm për t’u mbrojtur nga të tjerët.
Jeni të kujdesshëm kë e lejoni të hyjë në hapësirën tuaj, mirëpo shpesh më mirë ndiheni kur jeni i vetëm.
Me siguri i dëshironi sfidat dhe nuk ju është fare vështirë të punoni për ata që i doni.