Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor nga organet e drejtësisë lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë.

Sipas vendimit, Ahmeti është dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, pas akuzave për mosdeklarimin e një shume prej 172 mijë e 600 eurove pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Rasti ndaj tij lidhet me detyrimet ligjore për deklarimin e pasurisë gjatë kohës sa ushtronte funksionin e kryetarit të kryeqytetit të Kosovës.

Mbrojtja e tij pritet të ushtrojë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në shkallët më të larta gjyqësore.

Back to top button