Magazina

Paguaj sa te duash

Pronari i shtëpisë ishte mërzitur me qiramarrësin e tij të varfër, i cili s’kishte para për ti paguar qiranë. Meqë shtëpia e tij ishte vjetruar, pronari i saj japonez, vendosi ta prishë, që në vend të saj të ndërtojë një tjetër të re, e për rrjedhojë t’ia japë një qeramarrësi tjetër, sigurisht pak më të pasur. Ai solli menjëherë punonjësit, të cilët ia nisën punës, duke hequr dërrasat, pasi shtëpitë tradicionale japoneze ndërtohen prej druri. Mes dërrasave, ata lënë një hapësirë të vogël, me qëllim që shtëpia të jetë e ngrohtë dimrit dhe e freskët verës.
Teksa hiqnin dërrasat e njërit krah të shtëpisë, punonjësit gjetën një hardhucë mes dërrasave. Asaj i ishte ngulur një gozhdë në këmbë dhe nuk lëvizte dot. Pronari i shtëpisë kur e pa mbeti pa gojë dhe një drithmë i pushtoi gjithë trupin. Ai filloi të mendojë se shtëpia e tij e vjetër kishte dhjetë vite që ishte ndërtuar dhe mesa dukej, që atëherë hardhuca kishte mbetur e gozhduar në atë vend. Çfarë të ketë ndodhur vallë? Si të ketë mbijetuar kjo hardhucë për dhjetë vite mes këtyre dërrasave, pa lëvizur, pa ushqim, në lagështirë dhe errësirë?!
Ai i urdhëroi punëtorët ta lënë punën dhe u tërhoq pas, duke pritur çfarë do të ndodhë me hardhucën. Në një moment, shfaqet një hardhucë tjetër e cila mbante në gojë ushqim. Ajo vazhdoi të zvarritej derisa mbërriti tek shoqja e saj, të cilës i dorëzoi ushqimin dhe u largua. Të gjithë u çuditën. Ata e kuptuan se kjo hardhucë, edhe pse për shumë njerëz është e pavlerë, ishte më e dhembshur me racën e vet, sesa shumë njerëz me njëri-tjetrin.
Pronari thirri qiramarrësin e tij të varfër dhe i tha:”Ti do të banosh sërish në shtëpinë time dhe paguaj sa të kesh mundësi!”

Related Articles

Back to top button