Përdoruesit e telefonave të mençur kalojnë mbi 7 orë në ditë në pajisjet e tyre
Counterpoint publikoi disa numra interesantë rreth përdorimit të përditshëm të telefonave dhe sjelljeve ndaj teknologjisë mobile.
Sipas studiuesve, gjysma e përdoruesve të telefonave smart shpenzojnë më shumë se 5 orë në ditë në pajisjet e tyre mobile, me 26% të të gjithë pronarëve që shpenzojnë më shumë se 7 orë. Shpenzimet vjetore për telefona në të gjithë globin tejkalojnë 370 miliardë dollarë.
Counterpoint gjithashtu botoi një analizë të detajuar të disa prej vlerave që kompania nxorri. Sipas analistëve, përdoruesit në vendet në zhvillim kanë tendencë të hutohen në ekranin e telefonave më shumë se ato të vendeve të zhvilluara.
Për shembull, 55% e të gjithë përdoruesve në Malajzi kalojnë më shumë se pesë orë, ndërsa 43% e Japonisë pretendojnë të shpenzojnë vetëm 3 orë vëmendje në ditë për pajisjen.
Aktivitetet më të shpeshta në një telefon janë shfletimi i internetit me 64% të të gjithë të anketuarve, pasuar nga lojrat (62%), thirrjet me zë (55%) dhe mesazhet (54%), pa përmendur ndonjë shërbim të veçantë mesazhesh, përfshirë këtu SMS-të e rregullt, iMessage, Facebook Messenger, etj.