Magazina

Çfarë ndodh me trupin e njeriut në qoftë se flini në një dhomë të ftohtë

Gjatë stinës së verës, gjëja e vetme që do të donin shumë njerëz në dhomën e gjumit është kondicioneri.

Por, sipas një studimi të udhëhequr nga Dr. Christopher Winter, Drejtor i Charlottesville Neurology&Sleep Medicine, të flesh në një dhomë me ajër të freskët nuk duhet kufizuar vetëm gjatë ditëve të nxehta, por gjatë gjithë vitit pasi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut. Sipas tij temperatura e dhomës gjatë natës duhet të variojë nga 15 deri në 19 gradë Celcius.Fjetja në një dhomë të ftohtë zvogëlon rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes tyre diabeti pasi në këtë rast ambienti i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës së mirë, dyfish në raport me normalen.Ndër të tjera, fjetja në të ftohtë, ndihmon për të djegur kalori gjatë ditës. Këto dy elementë ndikojnë në reduktimin e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të tjera metabolike.
Një tjetër avantazh i të ftohtit është se ju bën të dukeni më të rinj pasi trupi lëshon melatoninë, një ndër agjentët anti-rrudhë.Për të ndihmuar fjetjen në temperatura të ftohta, ekspertët këshillojnë që të flihet zhveshur dhe në këtë mënyrë prodhohet më pak nga hormoni i stresit, i cili shkakton shtim peshe. Por, jo vetëm fjetja në një dhomë të ftohtë ju ndihmon të humbni peshë pasi ulet niveli i kortizolit, hormonit të stresit që shoqërohet shpesh me ndjenjën e urisë.

Related Articles

Back to top button