Magazina
A shpenzojmë energji kur e lemë ende karikuesin në prizë?!
Na ndodh shpesh ta lemë karikeusin në prizë, ndonëse telefoni jonë është karikuar. Por a shpenzojmë energji elektrike gjatë kësaj kohe?!
Karikuesit e rinj konsumojnë energji elektrike edhe kur janë vetëm të vendosur në prizë. Sipas ekspertëve, një mbushës i celularit, i vendosur në prizë edhe kur nuk është duke e karikuar celularin, përdorë 0.25 vat.
Kjo për shkak se ata përmbajnë një transformator i cili e bën karikuesin më të madh se një kabllo e zakonshme e lënë në prizë. Ky transformator mbetet i lidhur në qark elektrik dhe kështu shpenzon një sasi të vogël të rrymës.