Magazina

Gërhitja me zë të lartë është vdekjeprurëse

Njerëzit me apnea të gjumit kanë kafkë, e cila është për 1.23mm më e trashë sesa te të tjerët, tregon sot një studim amerikan.

Hulumtuesit pretendojnë se erozioni i kafkës deri në 1mm është i mjaftueshëm për të shkaktuar rrjedhje fluide spontane të lëngjeve cerebrospinal (sCSF-L), e cila ndodh kur lëngu që mbështjell dhe mbron trurin dhe kurrizin rrjedh nëpër një zonë të hollë.

Kjo mund të rezultojë në simptoma të ngjashme me demencën, koma, sulm në tru apo edhe vdekje.

Apnea e gjumit është një shkak kryesor i gërhitjes dhe ndikon te rreth 18 milionë njerëz në SHBA. Ajo ndodh kur muret e fytit çlodhen dhe ngushtohen gjatë gjumit, gjë që ndërpret frymëmarrjen dhe është një shkak kryesor i gërhitjes.

Studiuesit kanë skanuar kafkat e 114 njerëzve të moshës ndërmjet 40 dhe 60-vjeç, nga të cilët 56 kishin apnea të moderuar të gjumit.

Gjetjet janë publikuar në revistën JAMA Otolaryngology – Head & Neck Surgery.

Related Articles

Back to top button