Magazina

Ato që nuk i dini për botoks-in

Botox-i është kthyer në shpëtimin e femrave, kryesisht atyre në moshë. Në ditët e sotme trajtimi me botox është ai më i përdoruri në botë për të paranaluar rrudhat . Aplikimi i tij bëhet pas një studimi të personalizuar me mikro-injeksione në muskujt që provokojnë rrudhat.

Duke zbutur muskujt, botox-i vonon, madje edhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Seanca zgjat rreth 30 minuta, nëpërmjet gjilpërave shumë të holla që nuk shkaktojnë siklet ose inflamacion të tepruar.

Efektet fillojnë të shfaqen dy ose tre ditë më vonë dhe nuk zgjasin më shumë se 6 muaj, kështu që është e këshillueshme që të përsëritet proçesi pas 4 ose 5 muajsh që kthimi i lëvizjes së muskujve të kthehet.

Trajtimi përfundon me aplikimin rutinë të një vitamine strikte për fytyrën për të maksimizuar efektin e lëkurës së shëndetshme dhe gjithmonë të re.

Shumë specialistë pajtohen me mendimin se përdorimi ideal parandalues i botox-it duhet të nisë nga të 30-at. Pse? Duke u ulur vazhdimisht lëvizja e muskujve, mund të shkaktojë huimbjen e aftësisë për të kontraktuar dhe në të ardhmen lëkura do të jetë e dobët. Problem që e zgjidh botoxi.

Idealja do të ishte vlerësimi i llojit tuaj të lëkurës nga një specialist pasi kjo do t’ju ndihmonte të parandaloni rrudhat sipas moshës që keni./e.e

Related Articles

Back to top button