Magazina

8 vendet ku nuk duhet t’i fshihni kurrë paratë

Shpesh bëhemi manjakë dhe mendojmë se paratë tona nuk janë të sigurta kurrë në bankë e mundohemi të gjejmë vende alternative për t’i ruajtur ato të sigurta.

Mirëpo, ka disa vende ku nuk është aspak e këshillueshme që t’i fshehim paratë, për shkak të rreziqeve të ndryshme që ato paraqesin.

Cilat janë këto vende? Po i rendisim më poshtë:

1-Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për ti fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

2-Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshnjtë tju shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

3-As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurtë, madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

4-Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen pa dashje në plehra nga mamaja juaj.

5-Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar me imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

6-Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thjesht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

7-Po ashtu mos fusni para në dollapë apo sirtarë, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe të luajnë.

8-Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndodhsha më i pasigurtë. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda.

Related Articles

Back to top button