Magazina

Paralajmërimi i zjarrëfiksëve: Mos lini shishe uji në veturë

Një teknik i baterive kishte qenë në pauzën e drekës kur kishte vërejtur tymin që vinte nga kamioneta e tij.
Por kulmi kishte qenë kur ky ishte afruar dhe ishte befasuar kur kishte parë se shishja e ujit kishte marrë zjarr në veturën e tij

“Kam shikuar dhe kam vërejtur se drita po përthyhej përmes shishes së ujit dhe ulësja e veturës kishte filluar të marrë flakë”, ka thënë Dioni Amuchastegui në një video të cilën e kishte shpërndarë në faqen e Facebook-ut të kompanisë së tij më 13 korrik.

Këto dëshmi tregojnë sa e rrezikshme është lënia e shishes së plastikës së ujit në veturë gjatë ditëve me diell.

Për këtë fenomen, edhe zjarrfikësit anembanë botës janë duke i paralajmëruar shoferët.

Në një test të kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve të Oklahmoas, është zbuluar se shishja e ujit mund të arrijë nxehtësi deri në 250 gradë nëse lihet në diell.

Rreziku për të shkaktuar zjarr në veturën tuaj përmes shishes së plastikës mbetet i vogël, megjithatë zyrtarët thonë se mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është duke mos e lënë shishen e ujit në veturë!

Related Articles

Back to top button