MagazinaTech / Shkencë
Si ta kuptoni që telefoni po ju përgjohet?
Në kohën kur secili ka telefon celular, kryesisht me lehtësi mund të përgjoheni nga ana e pronarit.
Ja disa këshilla të rëndësishme në kuadër të aferës së përgjimeve në Maqedoni. Telefonët celular janë caku kryesor i përgjimit, shkruan “Portalb”.
Ekzistojnë disa mënyra se si në mënyrë ilegale mund të iu përgjojnë:
1. Një pajisje eksterne e kyçur në USB të cilët mund t’i marrin të gjitha të dhënat nga SIM kartela juaj. Kartela duhet të jetë fizikisht e vendosur në pajisje. Në atë mënyrë mund të kopjohen të gjitha SMS porositë nga SIM kartela juaj si dhe në raste të ndryshme edhe bisedat e juaja.
2. Pajisje në të cilin vendoset numri juaj i cili përgjohet. Ajo pajisje i regjistron të gjitha bisedat e juaja dhe kopjet e tyre i regjistron në një lokacion, në veçanti në të dhënat e kompanisë e cila e mirëmban atë pajisje.
3. Keni kujdes ku e leni telefonin, pasi dikush mund të instalojë programe si FlexiSpy dhe RecordPro. Këto programe mundësojnë që live të përgjohen telefonat e juaj. Ato programe kanë edhe GPS lokator i cili në secilin moment e tregon vendndodhjen tuaj.
4. Kompani që merren me ndjekjen tuaj nëpërmjet internetit. Është e nevojshme që ta kenë vetëm numrin tuaj dhe pastaj e përcaktojnë vendndodhjen tuaj.
Por si të dallojmë se jeni duke u përgjuar:
1. Bateria harxhohet shumë shpejt
2. Çkyçje e ngadaltë e celularit
Nëse ju nevojitet kohë më e gjatë për ta fikur telefonin se koha normale, ky është një tregues se telefoni juaj po përgjohet. Nevojitet më shumë kohë që të gjitha programet që ju përgjojnë të shkyçen. Është e mundur që edhe celulari juaj të mos jetë në rregull por nëse ndodh shpesh, atëherë keni kujdes se çfarë ndodh.
3. Zëra të çuditshëm në prapavijë
Nëse krijohet zhurmë ose dëgjohen zëra tjerë përveç zërit tuaj atëherë është një tregues se dikush ju përgjon.
4. Zë robotik
Nëse në prapavijë dëgjoni zë robotik edhe kjo është një shenjë se dikush ju përgjon.
5. Përderisa nuk e përdorni celularin
Nëse celulari juaj fillon të sillet në mënyrë të çuditshme, atëherë dikush mund të instalojë programe për përgjim. Këta programe instalohen shumë lehtë nëpërmjet e¬mailit ose transferimin e informacioneve nëpërmjet bluetooth. Edhe në telefonat fiks mund të përgjoheni. Keni kujdes në zërat të cilat dëgjohen në prapavijë.