Hadithet qe flasin per shenjat e Dites se Gjykimit
Shenjat e vogla të Kijametit:
1- Dërgimi i profetit Muhamed a.s..
I Dërguari i Allahut a.s. ka lajmëruar se dërgimi i tij tregon se Kijameti është afruar dhe se ai është profeti i Orës së Kijametit. Në hadithin e transmetuar nga Sehli -Allahu qoftë i kënaqur me të- i Dërguari i Allahut a.s. thotë:
“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa këta të dy (gishtërinj).” Bashkë me këto fjalë, ai a.s. tregonte dy gishtat e dorës.
Sahihul Buhari
Po kështu, në hadithin e përcjellur prej Enesit i Dërguari i Allahut a.s. thotë: “Unë jam dërguar dhe Kijameti është larg si këta të dy.” Me këto fjalë, ai a.s. mblodhi gishtin tregues dhe atë të mesit .
Sahihul Muslim
Gjithashtu, prej Ebu Xhubejras përcillet se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Unë jam dërguar në prag të Kijametit.”
El Dulabi, Ibn Mendah dhe saktesoi Albani
Shenja e parë e Kijametit është dërgimi i Muhamedit a.s.. Ai është profeti i fundit dhe pas tij nuk ka më profet tjetër. Pas tij vjen Kijameti, ashtu sikurse pas gishtit tregues vjen gishti i mesëm dhe midis tyre nuk ka gisht tjetër .
Shih: “Përkujtuesi” i Kurtubiut fq. 625, “Çelja e Krijuesit” 11/349, “Tuhfetul Ahuedhi, shpjegimi i Sunen Et Tirmidhi”
Këtë e vërteton hadithi i transmetuar në Sunenin e Tirmidhiut ku thuhet: “Unë jam dërguar dhe Kijameti është larg si këta dy. E sa është largësia e njërit prej tyre me tjetrin?!”
Suneni i Tirmidhiut dhe ka thënë se ky është hadith hasen sahih (i mirë dhe i saktë).
Në një transmetim të Muslimit thuhet: “Shu`be ka thënë: Unë kam dëgjuar Kataden në tregimin e tij të thotë: “Sa diferenca e njërit prej tyre me tjetrin, por nuk e di se këto janë vetë fjalët e Katades apo Katade i përcjell ato prej Enesit.”
Sahihul Muslim
Kurtubiu thotë: “E para prej tyre është Profeti a.s., sepse ai është profeti i Kohës së Fundit. Profeti Muhamed a.s. është dërguar dhe midis tij e Kijametit nuk do të ketë më profet tjetër.”
“Përkujtuesi rreth gjendjes së të vdekurve dhe rreth çështjeve të Botës Tjetër” të Kurtubiut fq. 626
Allahu xh.sh. thotë: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë pejgamberëve.”
Ahzab: 40