MagazinaTech / Shkencë

Telefoni me bateri që zgjat 48 ditë

Lenovo është telefoni inteligjent i cili do të eliminojë problemin e shpenzimit të baterisë, pasi ajo ka kapacitet 4000mAh dhe thuhet se do të zgjasë për 48 ditë.
Telefoni inteligjent, i quajtur Lenovo P70t, do të dalë së shpejti në treg. Ai përmban ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë, procesorin MediaTek me arkitekturë 64-bit LTE, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera frontale 5 megapikselë.
Përmasat e këtij telefoni janë 142mm x 71.8mm x 8.9mm. Telefoni inteligjent Lenovo P70t ka marrë certifikimin nga TENNA kineze. Ai do të vijë në ngjyrë të bardhë dhe të zezë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button