Rothshildët dhe ndikimi i tyre në botën ekonomike
“Më jepni të drejtë t’i shtypi paratë e një shteti, e pastaj nuk më intereson se kush i harton ligjet e tij”. (Rothshild)
Natanin, djali i tretë i Majerit dhe themeluesi i dinastisë së Rothshildëve, e pyeti djali i tij më i vogël, sa kombe të ndryshme ekzistojnë në botë? „Vetëm dy janë ato për të cilat duhet të mendosh” – iu përgjigj Natani – „familja hebreje e pastaj të tjerët”. Me togfjalëshin „familja hebreje” ai ka pasur për qëllim „gjininë hebreje” e cila është ndryshe nga ajo e njerëzve tjerë.
Themelues i kësaj dinastie të vetme sipas gjinisë është Majer Amshel Rothshildi. Ai u lind në vitin 1743 në Frankfurt të Majnës (Gjermani). Djali i tij më i madh Anselm Majer Rothshildi (1773–1855) mbeti me babën e vet në Frankfurt. Djali i dytë – Solomon Rothshildi (1774–1855) u shpërngul në Vjenë (Austri). Djali i tretë – Natan Majeri (1777–1836) u vendos në Londër. Djali i katërt – Karl Majeri (1788–1855) u vendos në Napoli. Kurse i pesti – Xhejms Majeri (1792-1868) u vendos në Paris.
Filiala e Londrës nën udhëheqjen e Natan Rothshildit ka qenë më e suksesshmja në manevrimet dhe operimet financiare.
Të pestë vëllezërit kanë lozur një rol mjaft të rëndësishëm, jo vetëm në botën financiare, por edhe në atë politike. Po qe se historia duhet të bëjë fjalë për dikë, ajo është Dinastia Rothshild. Sikur të fillojmë prej gjysmës së dytë të shekullit XVIII e deri më sot do të shohim se ata janë zotërinj të financave dhe politikës botërore. Qysh para 200 vjetëve e deri më sot ata i financojnë dhe kontrollojnë të gjitha qeveritë e botës. Shumica e krerëve të kurorëzuar janë miq dhe borxhlinj të tyre. Lionel Rothshildi ka qenë hebreu i parë – anëtar i Parlamentit anglez. Djali i tij Natan Majer Rothshildi në vitin 1885 bëhet hebreu u parë – per i Impersisë britanike. Moris Rothshildi bëhet anëtar i Senatit francez.
Stërgjyshërit e Majer Rothshildit nga getoja në Frankfurt të Majnës e deri më sot e drejtojnë shtëpinë financiare angleze „Natan Majer Rothshildi dhe bijtë e tij”.
Të dhëna të plota historike për jetën private dhe tregtare të kësaj familjeje ndjellakeqe edhe sot e kësaj dite nuk ekzistojnë. Ato të dhëna që i kemi në shfrytëzim fort pak janë të vërteta. Këtë e vërteton fakti se qysh para 230 vjetëve e deri më sot aktivitetet e tyre ruhen plotësisht në fshehtësi dhe askush nuk mund të depërtojë në to.
Themeluesi i dinastisë, Majer Rothshildi, ka qenë i dërguar të mësojë për rabin, por pas një kohe të shkurtër punësohet në një shtëpi bankare hebraike në Hanover si nxënës, ku gjatë i studion lojërat financiare. Mirëpo edhe aty nuk qëndron shumë kohë. Kthehet në geto në Frankfurt, ku dy vëllezërit e tij kanë shitur tesha dhe gjëra tjera të vjetra. Ai tek ata, në njërin prej duqaneve, e fillon biznesin e tij me monedha të vjetra. Shumë personalitete të larta në Gjermani si dhe në mbarë Evropën kanë mbledhur monedha të vjetra. Majeri e përpunoi katalogun e vet numizmatik të cilin ua dërgoi disa njerëzve, bile edhe princërve të rrethit.
Rezultati i kësaj qe i volitshëm dhe tregtia me monedha të vjetra shpejt lulëzoi. Bile një ditë princi Vilhelm e vizitoi vetë. Majeri me servilitetin dhe me maniret e tij i la përshtypje jashtëzakonisht të mira princit i cili u bë mushteri i tij i rregullt. Kjo ia rriti shumë autoritetin tregtarit të varfër i cili fillon të lozë rolin e furnizuesit oborrtar. Ai e shtoi emrin „Rothshild”, që e ka prejardhjen prej firmës së vogël të kuqe të shtëpisë. Në shekullin XVI shtëpitë në lagjen hebreje në Frankfurt kanë qenë pa numra. Secila derë është dalluar nga të tjerat me njëfarë shenje ose firmë të vogël me ngjyrë të veçantë. Dera e shtëpisë së Majerit qysh më parë ka pasur një tabelë të vogël të kuqe prej së cilës ai e mori mbiemrin e ardhshëm –
Rothshild. Drejtor i mallrave dhe pasurive të princit ka qenë njëri prej bijve të tij të paligjshëm, Buderusi. Ai u miqësua me Rothshildin dhe filloi me ndërmjetësimin e tij të ndërrojë valuta të huaja. Në vitin 1785 i ati i princit ndërron jetë dhe ai i trashëgoi titullaret dhe pasuritë e mëdha të tij.
Princi i ri i kushtoi kujdes mjaft të madh ushtrisë së tij, jo vetëm asaj që përkon me ushtrimet ushtarake, por edhe asaj që përkon me shkathtësinë dhe rrobet e saj. Rrobet dhe municioni kanë qenë ajo që e kanë bërë atë më të bukur dhe më elegante në atë kohë. Shumë shtete më tepër kanë dashur të marrin me qira njësi të formuara të gatshme ushtarake, e pasi që ato të Vilhelmit kanë qenë më me renome, secili ka synuar që t’i marrë me qira. Kështu, për shembull, Anglia ka mbajtur qetësi dhe rregull në kolonitë e saj duke i shfrytëzuar „hesët”. Vilhelmi prej Hes-Keseli ka pasur të ardhura të mëdha nga kjo tregti e tij. Për çdo ushtar të vrarë hesian princi ka marrë dëmshpërblime të jashtëzakonshme të cilat kanë hyrë në arkën e tij dhe në këtë mënyrë ai arriti të bëhet sundimtari më i pasur në Evropë.
Majer Rothshildi me mjaft shkathtësi e shfrytëzoi plogështinë numizmatike të princit të pasur dhe filloi gjithë e më shpesh ta vizitojë në pallat dhe t’i ofrojë monedha të vjetra sa më interesante edhe atë me çmim të lirë e të volitshëm. Ky qe një taktizim për t’u ofruar sa më shumë me princin dhe për ta fituar besimin e tij. E pasi që e fitoi besimin e sundimatrit lehtë qe që edhe fisnikët e tjerë të interesohen për të, gjë që edhe vërtet ashtu ndodhi.
Kah fundi i vitit 1806, kur ushtritë e Napoleonit hyjnë në Gjermani, Vilhelmi ia besoi dukumentacionin e vet më të rëndësishëm, arkivat, bizhuterinë dhe rreth tre milionë dollarë Rothshildit plak i cili i vorrosi në disa vende të ndryshme.
Këtë pasuri të madhe që posedonte Vilhelmi IX ishte fituar në një mënyrë jo posaçërisht të ndershme. Këto ishin paratë që Anglia i kishte paguar për shfrytëzimin e ushtarëve të tij (qiraxhinj) për të mbajtur rend në kolonitë e saj dhe për ta shuajtur revolucionin amerikan. Shikuar nga aspekti moral këto para iu kanë takuar ushtarëve të cilët e kanë dhënë me qira jetën e tyre për para. Megjithatë, ato i ka plaçkitur Vilhelmi, e pastaj edhe Majer Rothshildi, i cili autorizohet për t’i mbledhur të gjitha kreditë e tij prej Anglisë e gjetiu.
Këta para të grabitura kanë qenë bazë e pasurisë së madhe të Rothshildëve. Prej atëherë e deri më sot nuk ekziston asnjë dolar i fituar në mënyrë të ndershme nga pasuria shumë miliardëshe e familjes Rothshild. Borxhet e mbretërve dhe shteteve tjera ndaj Vilhelmit IX kanë qenë shumë të mëdha. Bijtë e Majerit shkuan nëpër të gjitha vendet e botës që t’i mbledhin borxhet. Natani, i biri i tretë.