Magazina

Na thanë: Runu prej Hoxhës, mos dilni foto me Hoxhën!

Na thanë: Runu prej hoxhes
Ditën e premte të dates 23 mars, kur binte borë, atë ditë ishte gjykimi final i Hoxhës Shefqet. Së bashku me 4 vellezër tjerë u nisem për në gjykatë, për të ndjekur nga afër gjykimin e Hoxhës. Ne atë kohë shumë vellezër na tërhoqen vërejtjen duke na thënë: “O djem, a pe dini ku po shkoni, rrini rahat ma mir e kini, mos i nxjerrni vetes probleme ma vonë, me ju nxan kamerat aty ne gjykatë”.

Të emocionuar e veq të dridhura u ulem ne rreshtin e dytë në gjykatë, pas familjarëve, të them për besë prisja një numer të madhë vëllezerish në gjykatë, u habita kur pashë që ishin vetem ne dhe familja e hoxhes.

Kur hyri gjykatësi në sallë rrahjet e zemres u shtuan, mendimet dhe emocionet ishin të përziera, por s’kishin qfarë të bënim, vetem shikonim me habi.

Nje fjalim kogja i gjatë i gjykatesit që neve vetem na e shtonte friken e habinë ngase nuk e dinim fundin, por perfundimi ishte krejt tjetër, fjalia e gjykatesit që nuk do ta harroj kurre: “Dr.Shefqet Krasniqi lirohet nga të gjitha akuzat”, na e ktheu tërë atë ankth në tekbire të ulta për të mos u dëgjuar shumë, ne lot në sy, e në përqafime ndaj njëri tjetrit.

Për të mos e zgjatur më tepër, jashtë gjykatës u ndalem për të biseduar me Hoxhën, nuk besuam se biseda do zgjaste aq shumë. Ai na luti që të shkojmë në shtepinë e tij, ashtu edhe ndodhi, pas një jave ne shkuam tek hoxha per ta uruar prap per lirimin e tij.
Ai tanimë ishte i lire, tani brenga e tij e vetme ishte: “SHPRESOJ QE TE KTHEHEM SE PAKU TA MBAJE DERSIN E TEFSIRIT ATY KU E KAM LENE”.

Tani atyre vllaznive që na thonin, mos rrini me hoxhën, mos dilni në foto se mund te ju del problem me policinë, u themi: Urime që hoxha sonte u ul ne vendin ku i takon.

p.s: Kur e kam gjete kete foto vllaznia ma kane bo: Ruju vlla mos gabo me qit najkun ket foto, ruje veten, per ty e kem.

Bujar Beka

Related Articles

Back to top button