Lajme

Shtëpia e shëndetit vendos Ramp në hyrje për të parandaluar kaosin që krijohet nga veturat (Foto)

Shtëpia e shëndetit në Preshevë gjatë kësaj periudhe kohore është ndër institucionet publike më të frekuentuarat nga qytetarët e komunës sonë.

Për të ofruar shërbime të mira dhe efikase drejtues të këtij institucioni shëndetësorë po bëjnë rregullimin infrastrukturorë nga oborri e deri tek ndërtesa dhe sallat e laboratoret profesionale.

Rampa në hyrjen e Shtëpisë së Shëndetit është vendosur me qëllim të parandalimi të kaosit të makinave që po krijohet shpesh herë brenda objektit, ka deklaruar drejtori, Driton Salihu.

Sipas Salihut me vendosjen e rampës në hyrje të oborrit të Shtëpisë së Shëndetit tani e tutje edhe pacientet do të ken qasje më komode.

Personat që nuk kanë nevoj për shërbimet mjekësore nuk lejohen që të parkojnë makinat e tyre në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit thotë Salihu.

Related Articles

Back to top button