MagazinaTech / Shkencë

Google iu ofron studentëve një hapësirë të palimituar të memories në cloud

Tani është lansuar një version më i avancuar i Google Drive dhe ky Drive do t’ju shërbejë të gjithëve pasi ai ka një hapësirë magazinimi të të dhënave dhe informacioneve tona të pakufizuar (megjithëse ka një limit të fileve me 5TB) dhe gjithashtu na jep mundësinë të kemi akses tek Google Vault për mesazhet e arkivuara.
Kthehemi pas në kohë atëherë kur përdoruesit edukativë të Google kanë patur vetëm 30GB hapësirë boshe — një hapësirë shumë e mjaftueshme për disa por e pamjaftueshme për të tjerë.
Nëse po prisni me padurim radhën tuaj për të përdorur këtë Drive të përmirësuar dhe nëse shkolla juaj është përdoruese e aplikacioneve Google për edukim në javët në vazhdim do të vini re hapësirat e palimituara që ky Drive ofron, edhe pse me kalimin e kohës do të ketë një listë plot me prioritete të tjera të cilat duhen përmbushur nga kompania. 
Për shembull, Vault, renditet e dyta në këtë listë pas sigurimit për çdo përdorues të Google të hapësirave të palimituara të memories. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button