MagazinaTech / Shkencë

Apple përgjigjet për shtrembërimin e iPhone 6

Ditët e fundit shumë përdorues të iPhone 6 u shprehën se telefoni u tyre u shtrembërua gjatë përdorimit normal të tij, vetëm duke e mbajtur në xhep. Dhe, Apple më në fund dha një përgjigje rreth këtyre njoftimeve.
“Gjatë 6 ditëve të para të shitjes një numër prej 9 përdoruesish kanë raportuar tek Apple për shtrembërimin, përthyerjen apo krisjen e iPhonit të tyre 6 Plus. Kjo është diçka mjaft e rrallë dhe e vështirë për tu besuar pasi ky smartphone është ndërtuar me çelik, titanium dhe xhamin më të fortë në histori”, thuhet ne përgjigjen e Apple.
Apple ka shitur më shumë se 10 milionë iPhone 6 në fundjavën e parë të hedhjes në treg duke thyer kështu një rekord.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button