Lajme

Shpat Aliu emërohet zv.kryetar i kuvendit komunal të Preshevës

Keshilltari nga rradhet e PDSH-së Shpat Aliu ne shumicen e re është zgjedhur zv.kryetar i kuvendit komunal të Preshevës.

Shumica e re e kuvendit të Preshevës ka vendosur në seancën e jashtëzakonshme për votimin e zv.kryetarit te kuvendit komunal dhe pas votimit, Aliu mori 20 vota ‘pro’, duke u zgjedhur si zv.kryetar i kuvendit komunal të Preshevës.

Nga 38 këshillëtarë, 35 prej tyre kanë marrë pjesë në votim, ku 20 këshillëtarë votuan pro ndërsa 15 prej tyre votuan kundër, ndërsa 3 fletëvotime kanë qenë të pa përdorura.

Seanca e jashtezakonshme do te vazhdoje me shkarkimin e z.Sami Salihut nga posti i kryetarit te kuvendit komunal, kete post do ta marre PVD duke emeruar Ardita Sinanin.

Related Articles

Back to top button